Showbiz

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Në një kohë kur gjithnjë e më tepër bëhen thirrje për të ndryshuar terminologjinë nga “persona me aftësi të kufizuar” në “persona me nevoja të veçanta”, për të shmangur çdo konotacion negativ, në komunikimet e personazheve të njohur shqiptarë nëpër media – ku përgjegjësia për kodin e etikës supozohet të jetë dyfish e lartë – vihen re deklarata me natyrë ofenduese dhe diskriminuese ndaj një kategorie të caktuar njerezish, në këtë rast ndaj personave me nevoja të veçanta.

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Së fundmi, në një intervistë në rubrikën “Bermuda” në emisionin “Treshat”, Erik Lloshi u pyet “nëse vazhdon depilohet tani që është martuar” si një mënyrë për të thënë që “a kujdeset sërish për veten si në kohën kur ishte beqar”. “Të kuptosh diçka, unë jam martuar, nuk jam invalid,” përgjigjet Eriku duke qeshur më pas së bashku me Romeo Veshajn.

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?
Photo Courtesy of Dosja.al

Në fund të gushtit, teksa mbronte ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas skandalit me faturat e kripura nëpër hotele luksoze, deputeti Myslym Murrizi iu drejtua një qytetari: “Ik qërrohu se më vjen të vjellë kur shoh që një dawn komenton në Facebook-un tim.”

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Në nëntor të 2018-s, deputeti i Partisë Socialiste, në një status kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, iu drejtua atij me termin “autik” si një mënyrë për ta ofenduar. Pas reagimit të ashpër të qytetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile, Hyseni e zëvendësoi termin nga autik në “i çartur”. Asokohe, themeluesja e Down Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, u shpreh se “politikanët nuk duhet të përdorin gjendjen e fëmijëve për fyerje”.

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me banorët e Unazës në nëntor të 2018-s, si për të thënë se polices Ina Nuka – që u godit me kapsollë dhe dëmtoi gishtërinjtë – iu shkatërrua jeta, u shpreh: “Jemi të gjitha burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”.

Po kështu, në qershor të dy viteve më parë, kryetari i Bashkisë së Pukës, në një video të bërë publike asokohe, i drejtohej një mjekeje me fjalinë “ti je invalide nga trutë”.

Figurat e njohura shqiptare dhe kushdo tjetër kanë të drejtën e fjalës. “Mund të mos bie dakord me atë që po thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për ta thënë,” theksonte dikur Volteri. Por citati nuk vlen gjithmonë dhe shembujt e mësipërm e vërtetojnë këtë.

Një pjesë e mirë e deklaratave fyese ndaj një kategorie të caktuar janë bërë në media, ku qartë Kodi i Transmetimit e ndalon një gjë të tillë. Në Kodin e miratuar nga Autoriteti i Medias Audiovizive saktësohet qartë se ndalohet diskriminimi me bazë seksi, race ose origjine etnike, kombësie, moshe, besimi, feje, paaftësie ose orientimi seksual.

Thënë e gjitha kjo për t’i mëshuar faktit se duhet treguar kujdes dhe përgjegjësi me deklarata të tilla, pasi gjuha kocka s’ka, por kocka thyen.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

How uneducated are Albanian celebrities?

At a time when calls are increasingly being made to change the terminology from "people with disabilities" to "people with disabilities", to avoid any negative connotations, in the communications of well-known Albanian characters in the media - where responsibility the code of ethics is supposed to be twice as high - statements of an offensive and discriminatory nature against a particular category of people are observed, in this case persons with disabilities.

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Lastly, in an interview in the "Bermuda" section of the Trinity show, Erik Lloshi was asked "if he keeps waxing now that he is married" as a way of saying "does he still care for himself as he was single"? . "Understanding something, I'm married, I'm not disabled," Eric replies, then laughing along with Romeo Veshaj.

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?
Photo Courtesy of Dosja.al

At the end of August, while defending Justice Minister Etilda Gjonaj following a scandal over salt bills in luxury hotels, MP Myslym Murrizi told a citizen: "Quit crying when I see a girl commenting on my fb."

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

In November 2018, the Socialist Party MP, in a status against former Prime Minister Sali Berisha, addressed him with the term "autistic" as a way to offend him. Following the backlash from citizens and members of civil society, Hyseni replaced the term from autistic to "hard". At the time, the founder of Down Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, said that "politicians should not use the condition of children to offend".

Sa të paedukatë janë të famshmit shqiptarë?

Mayor Erion Veliaj, during a meeting with ring residents in November 2018, as a way of saying that police officer Ina Nuka - who was hit by a capsule and damaged toes - lost his life, said : "We are all men , do their eyes marry a man with a girl without fingers? ”

Likewise, in June two years ago, the mayor of Puka, in a video made public at the time, addressed a physician with the sentence "you are a brain invalid".

Albanian celebrities and everyone else have the right to speak. "You may disagree with what you are saying, but I will defend to death your right to say it," Voltaire once said. But the quote is not always valid and the examples above prove this. Much of the offensive statements against a certain category have been made in the media, where the Broadcasting Code clearly forbids it.

The Code adopted by the AMA clearly states that discrimination on the basis of sex, race or ethnic origin, nationality, age, creed, religion, disability or sexual orientation is prohibited.

All that is said is to care for and take responsibility for such statements, since the bone language is gone, but the bone breaks.