Anabelizim

Mos po bëhen qesharake këto krahasimet e pasditeve?

Mos po bëhen qesharake këto krahasimet e pasditeve?

Që në sezonin e kaluar televiziv, kur nisi programi i rimodeluar i pasdites në Top Channel, “Ftesë në Pesë”, nisi edhe një “luftë” e heshtur midis dy moderatoreve Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo. Ato që filluan si thumbime të tipit “kush e veshi e para një fustan” (a thua se ka rëndësi), rrodhën më pas duke vendosur në qendër audiencën dhe risitë. Aq të shpeshta janë bërë krahasimet e dy emisioneve, sa janë kthyer në qesharake për disa arsye.

Së pari, programet e pasditeve nuk janë të shpikura as nga Top Channel dhe as nga Tv Klan. Emisionet me të ftuar të njohur dhe të panjohur, intervista, video-mesazhe dhe jo vetëm janë formula të përhapura kudo nëpër televizionet botërore.

Së dyti, YouTube nuk është matës i audiencës. Në një intervistë për Revista Class, Bieta Sulo e vlerësoi veten me 10 me yll, pasi “Ftesë në 5” arriti 10 milionë klikime në YouTube. “Ndaj edhe u tregova kaq dorëlëshuar me notën për veten, duke marrë për bazë edhe këtë rekord,” u shpreh ajo. “’Ftesë në 5' e nisi rrugëtimin vetëm shtatorin e kaluar dhe brenda një sezoni televiziv arriti të bëhet programi më i ndjekur i pasdites. Në një realitet mediatik, ku audiencë-matësit janë të pabesueshëm nga të gjitha palët (emisionet investigative e kanë dëshmuar herë pas here mungesën teknike-logjistike të tyre për ta kryer funksionin), platforma Youtube bëhet arbitri më ekzakt në këtë drejtim.”

Siç e thamë më sipër, suksesi i programit nuk mund të argumentohet përmes klikimeve në YouTube, pasi rrjedhimisht përjashtohet audienca që ka ndjekur emisionin nga televizori. Aq më tepër që YouTube funksionon edhe me share (shpërndarje) dhe klikimet varen nga personazhet e ftuar. Për shembull, nëse disa të ftuar me një numër të konsiderueshëm ndjekësish në Instagram bëjnë share intervistën, rrjedhimisht rriten klikimet te videot specifike, të cilat nuk shërbejnë si matës të audiencës konsistente të të gjithë sezonit televiziv. Te ky i fundit, në fakt lufta e vërtetë bëhet me sponsorat.

Së treti, a mos është herët për krahasime? “Ftesë në 5” e nisi rrugëtimin në shtator të 2018-s, çka do të thotë se një sezon televiziv është i pamjaftueshëm për t’u krahasuar me konkurrentin, i cili ka një eksperiencë prej afro një dekade. Ju kujtojmë që emisioni i pasdites në Top, që nisi me Arbana Osmanin në 2009-n me emrin “Pasdite në Top Channel” ndërroi disa herë moderatore – ku pjesë e programit u bënë Genta Popa, Lira Burgija, Ulpiana Lama, Kozeta Turishta, Jonida Shehu, Juli Krisafi – duke treguar paqëndrueshmëri krahasuar me Rudina Magjistarin, e cila është shkëputur vetëm për pak kohë për shkak të shtatzënisë.

Së fundmi, siç mund ta keni lexuar, si një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Magjistarit, Bieta Sulo publikoi një sondazh të @revistakozmetike – faqe në Instagram që ka diku te vetëm 8600 ndjekës – duke falenderuar ndjekësit që “pëlqyen më shumë look-un e saj.” Në fakt, postime të tilla nuk janë aspak të hijshme dhe me frymë feministe për dy programe, të cilat ndiqen më së shumti nga gratë.

E vetmja mënyrë që emisionet “Rudina” dhe “Ftesë në 5” të konkurrojnë njëri-tjetrin është përmes temave të diskutuara dhe të ftuarve interesantë; krahasimet e mësipërme nuk i shërbejnë në asnjë moment publikut. Është ende herët për përfundime ndaj le t’ja lëmë kohës.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Are these afternoon comparisons funny?

Mos po bëhen qesharake këto krahasimet e pasditeve?

As of last season's TV show, when Top Channel's remastered afternoon program "Invitation to Five" began, there was also a silent "fight" between the two moderators Rudina Magister and Bieta Sulo. Those who began as a stabbing type "who wore a dress before" (whether that matter), then proceeded to set in the center of the audience and innovations. So frequent are the comparisons of the two most watched shows of the afternoon that they have turned funny for many reasons.

First, afternoon programs are neither invented by Top Channel nor by Tv Klan . Shows with known and unknown guests, interviews, video messages and more are just formulas widespread worldwide.

Second, YouTube is not an audience gauge . In an interview with Class Magazine, Bieta Sulo rated herself 10th in the Star, after "Invitation to 5" achieved 10 million YouTube clicks. "So I was so generous with the grade for myself, taking this record as well," she said. "'Invitation at 5' only started its journey last September, and within a season of television came to become the most watched program of the afternoon. In a media reality where audiences are unreliable by all parties (investigative shows have repeatedly proven their lack of technical-logistical ability to perform the job), the Youtube platform becomes the most accurate arbiter in this regard. ”

As we said above, the success of the program cannot be argued through clicks on YouTube, as it excludes the audience who watched the show from television. Moreover, YouTube also works with share and clicks depend on the guest characters. For example, if some guests with a significant number of Instagram followers share the interview, clicks will increase, which is not a measure of a consistent audience of the entire television season. In the latter, in fact the real fight is with sponsors.

Third, is it too early for comparisons? "Invitation at 5" kicked off in September 2018, which means that one season of television is insufficient to compare with a competitor who has nearly a decade of experience. We remind you that the afternoon show on Top, which started with Arbana Osman in 2009 under the name "Afternoon on Top Channel" changed moderates several times - where the program included Genta Popa, Lira Burgija, Ulpiana Lama, Kozeta Turishta, Jonida Shehu, Juli Crisafi - showing instability compared to Rudina the Magician, who has only been separated for a short time due to pregnancy.

Lastly, as you may have read, in response to the Magician's statement, Bieta Sulo published a @revistakosmetic survey - an Instagram page with only 8600 followers - thanking followers who “liked her look the most. . ”In fact, such posts are by no means flattering and feminist in nature for two programs that are mostly followed by women.

The only way the "Rudina" and "Invitation to the 5" shows compete with each other is through the topics discussed and the interesting guests; The above comparisons do not at any time serve the public. It is still too early to make any conclusions so let's take the time.