Tapeti i Kuq i VMA është i njohur për frymëzimet e veshjeve Camp – term që i referohet esesë së shkrimtares amerikane Susan Sontag të vitit 1964 të titulluar “Shënime mbi Kampin”, ku thelbi përqëndrohet te dashuria për të çuditshmen, artificialen dhe ekzagjërimin – por këtë herë i kaloi pritshmëritë.
YouTuberja e famshme Tana Mongeau habiti jo pak të pranishmit në Tapetin e Kuq teksa u shfaq në shoqërinë e një miku jo fort të zakontë: një gjarpër. I gjallë.
Disa minuta më pas, këngëtarja dhe tekstshkruesja H.E.R mbërriti para fotografëve dhe gjejeni çfarë...një tjetër gjarpër.
Duket se të dyja duhet të jenë frymëzuar nga Britney Spears në 2001, e cila këndoi “I’m Slave 4 U” me një gjarpër hedhur mbi trup.
Nuk dihet qëllimi i vërtetë i pranisë së gjarpërinjve, megjithatë njerëzit në Twitter nuk e kanë pritur mirë një zgjedhje të tillë. “Kafshët nuk janë aksesorë,” shkruhet në një pjesë të mirë të komenteve online.
“Zakonisht nuk kam ndonjë mendim për këtë vajzë, por jam tepër e acaruar me këtë veprim. A po ndodh vërtet?” shkruan dikush që thekson ndër të tjera se pitonët janë tepër të ndrojtur dhe duhen lënë vetëm, ashtu si shumica e zvarranikëve.
I usually have no opinions on this girl but I’m so mad at this- is she for real? #savethesnake #VMAs #itsnotanaccessory ps. Keep in mind pythons are actually very docile and shy snakes... they want to be left alone. In fact most reptiles hate being handled. https://t.co/so0UJxlf35
— Zoya sauce (@sauce_zoya) August 27, 2019
"Ky gjarpër është me të vërtetë i stresuar," shkruan një tjetër.
That snake is clearly stressed out. This isn't cute. #VMAs https://t.co/AnFbL8TZec
— Bree! (@iKhaleesi_) August 27, 2019
"Si guxon?" lexohet në një tjetër postim.
HOW DARE YOU https://t.co/5MGKqHhekf
— sarah kelly (@thesarahkelly) August 27, 2019
[Mund të lexoni edhe: Ç’veshën yjet në Tapetin e Kuq të MTV Video Music Awards]