Shqiptarët, historikisht janë njohur si popull që ende besojnë në bestytni. Fakti që brezat e rinj, i dinë fare mirë ç’thuhet për një pasqyrë të thyer, një mace të zezë, për orizin e martesës apo për veshjet e zeza, tregon se gjyshet dhe mamatë vazhdimisht na kanë treguar të tilla legjenda. Kështu dashur pa dashur, e shfaqim “nevojën” për të qenë supersticiozë me qëllimin final, “të na ecë mbarë”.
Ose JO! Çfarë kemi besuar deri më tani ka ndryshuar! Shqiptarët jo vetëm që s’besojnë në të tilla gjëra, por janë shumë herë më praktik nga ç’mund të mendoni ju.
Në një sondazh të kryer dje në Anabel. al, më shumë se 6000 veta u përgjigjën nëse janë apo jo supersticiozë. Rezultatet ishin surprizuese.
1. Mesa duket, qenkam ndër të paktat që ndërrojnë ende rrugën kur një mace e zezë del përpara. Pjesa më e madhe, i kanë thjesht besdi.
2. Sa praktikë! Kur thyhet një pasqyrë, gjëja e fundit që mendokan shqiptarët është "tersi" për të cilën flitet që sjell. Ata e kanë mendjen të blejnë një të re.
3.U kuptuam? Një ditë jave!
4. Aq "inat" i paskemi bestytnitë sa edhe kur thuhet se janë fatsjellse s'i preferojmë më.
5. Vërtetë? Na shihni në sy dhe na thoni që s'besoni askund.