Metropolitan

Fëmija i parë i ish-çiftit nuk e sheh veten si djali i Brad Pitt

Fëmija i parë i ish-çiftit nuk e sheh veten si djali i Brad

Tre vite më parë, kur Angelina dhe Brad Pitt vendosën të divorcoheshin, pati zëra se Brad dhe Maddox, djali i madh i çiftit, asokohe 15-vjeçar, patën një grindje teksa udhëtonin me avion privat. Sipas burimeve të Us Weekly, që prej asaj kohe, marrdhënia e tyre nuk është përmirësuar.

Fëmija i parë i ish-çiftit nuk e sheh veten si djali i Brad

Sipas po të njëjtave burime, 18-vjeçari “është shumë i afërt me të ëmën”, por nuk e sheh veten si djali i Brad Pitt.

Në shtator të 2016-s, pati raportime se Pitt “iu hodh në fyt” djalit pasi ky i fundit u përpoq të mbronte verbalisht të ëmën gjatë një grindjeje në avion. Ngjarja u tha se ndodhi gjatë një fluturimi me avion privat teksa ktheheshin nga Franca. Incidenti asokohe u hetua nga Departamenti i Shërbimit ndaj Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe u pasua nga firmosja e dokumenteve të divorcit nga Angelina Jolie pak ditë më pas.

Së fundmi, raportohet sërisht se marrëdhënia e Maddox me Brad Pitt është e tensionuar dhe nuk është përmirësuar që prej asaj kohe. Madje ai së bashku me 15-vjeçarin Pax nuk shkuan në shtëpinë e Brad gjatë Krishtlindjeve të vitit të kaluar. Sipas burimeve të Us Weekly, “djemtë nuk pranuan të shkonin”.

Fëmija i parë i ish-çiftit nuk e sheh veten si djali i Brad

Disa vite para se Brad Pitt dhe Angelina Jolie të konfirmonin zyrtarisht lidhjen e tyre në vitin 2006, aktorja adoptoi vogëlushin Maddox. Gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare, Brad Pitt e njohu Maddox si djalin e tij. Ish-çifti adoptoi edhe djalin Pax dhe vajzën Zahara, ndërsa bashkë sollën në jetë Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

REELS

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

The former couple's first child does not see himself as Brad Pitt's son

Fëmija i parë i ish-çiftit nuk e sheh veten si djali i Brad

Three years ago, when Angelina and Brad Pitt decided to divorce, there were rumors that Brad and Maddox, the couple's eldest son, then 15, had an altercation while traveling by private jet. According to Us Weekly sources, their relationship has not improved since.

According to the same sources, the 18-year-old "is very close to his mother" but does not see himself as Brad Pitt's son.

In September 2016, there were reports that Pitt "hit his son" after the latter verbally tried to protect his mother during a plane crash. The incident was said to have occurred during a private jet flight returning from France. The incident was then investigated by the Los Angeles Department of Child and Family Services and followed by the signing of divorce papers by Angelina Jolie a few days later.

Finally, it is reported again that Maddox's relationship with Brad Pitt has been strained and has not improved since. Even he and 15-year-old Pax didn't go to Brad's house at Christmas last year. According to Us Weekly sources, "the boys refused to go".

Some years before Brad Pitt and Angelina Jolie officially confirmed their relationship in 2006, Angelina adopted baby Maddox. During their 11-year relationship, Brad Pitt recognized Maddox as his son. The former couple also adopted son Pax and daughter Zahara, while Shiloh and twins Knox and Vivienne were born together.