KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kuzhina

Mbretëresha vdes për këtë tortë që ju mund ta bëni në shtëpi për 5 minuta!

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2019

Ëmbëlsira e preferuar e mbretëreshës Elizabeth II është kjo tortë, që sapo ta shihni me kujdes, do të bëhet gjithashtu juaja. Ish-shefi i saj i kuzhinës,  i cili ka gatuar posaçerisht për të për plot 15 vite, thotë se mbretëresha e Britanisë është e dhënë pas ëmbëlsirave, por vendin e parë e mban kjo tortë me çokollatë dhe biskota.

Ajo e shijon kaq shumë, sa mund ta hajë të gjithën vetëm vetë. Çdo ditë, mbretëresha pret një copëz të vogël derisa mbarohet e gjitha. Çfarë ka kaq të veçantë? Zbulojeni tek receta më poshtë!

Përbërësit:

Çokollatë e zezë

Sheqer pluhur

Gjalp pa kripë

1 vezë

Biskota çaji

Gjys lugë çaji me gjalp për të lyer tavën

Çokollatë (për veshjen e tortës dhe dekor)

Përgatitja

Spërkatni me gjalp tavën ku do të përgatisni tortën dhe në bazën e saj vendosni një letër kuzhine

Copëtojini biskotat me duar dhe hapini në tavë

Hidhni gjalpin dhe sheqerin në një pjatë dhe trazojini derisa të përzihen mirë me njëri tjetrin.

Shkrini çokollatën dhe pastaj shtojini asaj gjalpin dhe sheqerin

Rrihni këtë miks duke hedhur vezën

Lyeni biskotat derisa ta shihni që janë mbuluar të gjithë nga çokollata

Vendosni këtë që përgatitët në tavë

Lini tortën të ftohet për të paktën 3 orë

Pjesën tjetër të çokollatës së shkrirë hidheni sipër kekut dhe zbuteni me një thikë formën e saj

Lëreni në temperaturë ambienti

Nëse ju ka mbetur ende çokollatë, shkrijeni për të dekoruar pjesën e sipërme të tortës si në foto.

Për informacionin tuaj, kjo ishte gjithashtu torta që princ Ëilliam dhe Kate Middleton kërkuan në dasmën e tyre!

MOS I HUMBISNI