Instagramming

Ermonela Jaho prezanton për herë të parë bashkëshortin!

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2019

Ermonela Jaho prezanton për herë të parë bashkëshortin!

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare ka dashur gjithnjë që emri i saj të përmendet vetëm për talentin, punën dhe skenën e saj.

Ermonela Jaho prezanton për herë të parë bashkëshortin!

Jaho është kujdesur që jetën private ta mbajë të tillë, ndaj dhe pse e martuar prej vitesh, bashkëshortin e saj prej vitesh e prezantoi vetëm sot!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermonela (@ermonelajaho) on

Pak orë më parë, sopranoja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it disa foto nga pushimet e saj në Shqipëri.

Ermonela Jaho prezanton për herë të parë bashkëshortin!

“Të gjithë kemi një vend në të cilin marrim diçka që asnjë vend tjetër s’na e jep dot. Shtëpi!”- shkruan sopranoja dhe mes peisazheve natyrore të vendit tonë, shfaqet e përqafuar me partnerin.

Ermonela Jaho prezanton për herë të parë bashkëshortin!

Kjo është hera e parë që Ermonela Jaho poston një foto nga jeta e saj private.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Jaho u shpreh:

“Unë nuk kam dëshirë të flas për jetën private, por shkurtimisht mund t’ju them që dashuria e vërtetë, respekti për njëri tjetrin bëjnë që të kapërcehen të gjithë vështirësitë e jetës. Ervin Stafa është shoku im i ngushtë i jetës që në fëmijëri dhe koha e konfirmoi dhe e konfirmon çdo ditë. Ai është inxhinier elektronik dhe është përkrahja totale e jetës sime!”