Celebrity

Ish i fejuari i Paris Hilton mbulon tatuazhin e emrit të saj me një gorillë

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2019

Ish i fejuari i Paris Hilton mbulon tatuazhin e emrit të saj me një

E mbani mend Pete Davidson që bëri me dhjetëra tatuazhe në nder të Ariana Grande? Kemi një emër të ri për ju. Chris Zylka, ish i fejuari i Paris Hilton mbuloi tatuazhin që kishte bërë për të (emri Paris në krah) me një gorillë. Gorillë...

Ish i fejuari i Paris Hilton mbulon tatuazhin e emrit të saj me një

Chris shkroi “Paris” në krahun e majtë verën e 2017-s dhe Paris vetë e postoi foton në Instagram. “Jam kaq me fat. Dashuria ime më bëri surprizë emrin tim tatuazh në fontin e Disney,” shkruajti ajo nën foton e fshirë tashmë. “E bëri sepse për të jam vendi më magjik në botë dhe se ka gjetur princeshën e tij.”

Ish i fejuari i Paris Hilton mbulon tatuazhin e emrit të saj me një

Chris dhe Paris u ndanë në nëntor të 2018-s, 10 muaj pasi ai i propozoi me një unazë 2 milionë dollarëshe. “Kur bie në dashuri, bie shpejt dhe fuqishëm. Ishte një romancë marramendëse,” shpjegoi Paris. “Kam qenë gjithnjë e fiksuar pas përrallave të Disney dhe historive të dashurisë. Mendoja se ai ishte fundi im i lumtur, por kuptova se s’ishte vendimi i duhur. I uroj gjithë të mirat. Shpresoj që një ditë të martohem e të bëj fëmijë, por tani për tani, po fokusohem te vetja dhe puna.”

Paris mbajti unazën, ndërsa Chris gorillën e tij.