KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Harry & Meghan Speciale

Festimet e ditëlindjes vazhdojnë: Familja e vogël mbretërore, në Ibiza!

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2019

Meghan Markle festoi ditëlindjen e saj të 38-të më 4 gusht në Angli bashkë me princin Harry dhe vogëlushin e tyre, por duket se ditëlindja nuk ka mbaruar ende.

Sipas The Mirror, Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë nisur bashkë me bebushin drejt Ibiza-s për disa ditë pushimesh famijare! Thuhet se ata që e kanë spikatur të parët udhëtimin e tyre kanë qenë mediat spanjolle. Besohet se çifti ka udhëtuar bashkë me skuadrën e sigurimit, që gjithçka të jetë sa më private.

Dyshja po qëndrojnë në një vilë luksoze dhe me siguri do të ishin më të lumtur nëse askush s’do ta dinte se ku ndodhen. Ibiza duket se mbetet destinacioni i preferuar i Meghan-it. Në 2016-ën ajo ishte atje bashkë me miqtë e saj. 3 vite më pas, princesha kthehet për ta shijuar ndryshe Ibiza-n!

MOS I HUMBISNI