Jorida Tabaku ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Pas binjakeve, Arba dhe Iris, të ardhura në jetë në qershor të 2017-s, ish-deputetja është bërë nënë e një djali.
“Dje, pak pas mesdite, erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllaçkon e vogël. Mami Jorida dhe Babai Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes sonë”, shkruan Tabaku në Instagram.
Politikania është e martuar me profesorin e departamentit të Financës në Fakultetin e Ekonomisë, Saimir Sallaku.