KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Rita Ora s’mund të ishte më krenare se kaq për Taynën dhe Dafinën

Shkruar nga Anabel

13 Gusht 2019

Hey, gjejeni në vesh të kujt ra bashkëpunimi i Taynës dhe Dafinës? Të Rita Orës, po, e kuptuat nga titulli. Rita e adhuron po aq sa ne këngën, në mos më shumë. Madje, i pëlqeu aq shumë sa ndjeu nevojën t’u dedikonte vajzave një postim në Instagram.

“Si ka mundësi që gocat nga Kosova janë kaq të papara! E dua shumë prejardhjen time. Dhe i dua gratë që marrin situatën në kontroll, që janë vetvetja dhe frymëzjnë të tjerët. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe u tregoni vajzave se mund të jenë të lira dhe seksi në të njëjtën kohë. Mos ndryshoni kurrë,” shkruan Rita mbi një foto të Taynës dhe Dafinës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“ Behind every successful Woman Is a tribe of other successful Women, who have her back “ @ritaora ur the greatest example! Te Dua

A post shared by (@dafina.zeqiri) on

Dafina ripostoi foton në profilin e saj në Instagram, shoqëruar me një citim që vlen në këtë rast dhe thuajse në çdo rast tjetër në botë. “’Pas çdo gruaje të suksesshme është një tribu me gra të tjera të suksesshme që i ruajnë shpatullat.’ Rita, je shembulli më i mirë. Të dua.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

1 year,11 songs,1M followers Started from 10k...Faleminderit!!!Ky vit ka qene endrra me e bukur.Ju dua!

A post shared by Tayna (@tayna) on

Ndërsa Tayna nuk tha asgjë në lidhje me paragrafin miklues (natyrshëm ripostoi foton), por u shpreh mirënjohëse pak orë më parë. “1 vit, 11 këngë, 1 milion ndjekës. Ia nisa nga 10 mijë. Faleminderit. Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur. Ju dua,” shkruan ajo.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI