Anabelizim

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të frymëzoheni edhe ju

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Duket sikur këngëtarët kanë punën më të bukur dhe më të thjeshtë në botë. Gjykuar në sipërfaqe, ata kanë një talent të falur nga nëna natyrë, punojnë me këtë talent dhe në fund të ditës paguhen. Gjykuar në sipërfaqe, e përsërimin, sepse suksesi është vetëm 1% talent dhe 99% punë. E thënë gjithë kjo për t’ju prezantuar me shembullin e disa artistëve shqiptarë më punëtorë (sipas nesh) gjatë këtij viti dhe së fundmi. Kur të lexoni gjithë ç’kanë bërë në më pak se një vit, ndoshta do të frymëzoheni për të punuar më fort për karrierën tuaj.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu, si baba i tre fëmijëve dhe së shpejti i katërt, pasi bashkëshortja është shtatzënë, ndoshta i ka pak më të rralla videoklipet, pasi kërkojnë më tepër përkushtim, megjithatë këngëtari është aktiv në shumë koncerte, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Pas periudhës së artë të Top Fest, Ermali pësoi një pauzë, megjithatë u pozicionua menjëherë në treg falë bashkëpunimeve me reperë të rinj e të talentuar, si Lumi B apo Ledri Vula. Përpos koncerteve, Ermali ishte pjesë e këngës “Tela” së bashku me Kidën, ndërsa dje publikoi këngën “M’ke harru” ft. Ledri Vula.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Noizy

Që pas bujës së “Toto” verën e shkuar, u duk sikur Noizy “u zhduk”, por të mos qenurit prezent me këngë, nuk do të thotë se reperi nuk punon. Përpos menaxhimit të bizneseve të tij, Noizy po punon për një album që pritet të publikohet së shpejti. Po kështu, në vetëm një muaj realizoi dy videoklipe, “New Benz” dhe së fundmi “Nuk kan besu”.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Lumi B

Më shpesh si Lumi sesa si Kaos, reperi qëndron aktiv prej pak kohësh. Nga koncertet e deri te bashkëpunimet me Ledri Vulën e Dafina Zeqirin, emri i Lumit qarkullon gjithnjë e më shpesh. Këngët e tij numërojnë nga 10 e deri në 30 milionë klikime, që vijnë si pasojë e punës së vazhdueshme të Lumit.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Kida

Puna për t’u rikthyer sërish me projekte muzikore pas mbylljes së një kontrate dhjetë vjeçare me kompaninë “On Records” që e menaxhoi për një dekadë, sigurisht që duhet të ketë qenë sfilitëse për Kidën. Nën trysninë për t’u rikthyer sa njësoj aq edhe ndryshe, Kida ia doli që përpos koncerteve të shumta, të realizonte këngë të tjera, fillimisht me Lyrical Son,”Deja Vu” dhe menjëherë më pas të sillte “Tela”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.  Si pasojë e punës së vazhdueshme, këngët e Kidës qëndrojnë në Top10 e hiteve të verës.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Dafina Zeqiri

“Kurrgjo nuk kallxojna”, “ALO”, “A e man n’men”, “ROFE”, “La Reina” dhe së fundmi “Lule Lule” janë këngët e sjella me videoklip nga Dafina brenda më pak se 10 muajsh. E pranishme në koncerte të shumta, Dafi i është përkushtuar muzikës me kohë të plotë dhe nisur nga postimet në Instagram, këngëtarja ka kohë që nuk pushon. Ndonëse shkëputja gati një vjeçare pas qëndrimit në Amerikë e largoi ndjeshëm nga tregu muzikor, gjatë 2019-s Dafina ka punuar fort për të rifreskuar repertorin e saj.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Mozzik dhe Loredana

Ndonëse u bë nënë e një vajze, pasur nga një skandal për zhvatje e mashtrim nga një grua zviceriane, Loredana jo vetëm që nuk u zhduk, por solli njëra pas tjetrës këngë, përgjithësisht në bashkëpunim me Mozzik, i cili gjithashtu ka qenë aktiv pothuajse gjatë gjithë vitit me koncerte dhe videoklipe. Njëra pas tjetrës, të publikuara në periudha tepër të shkurtra kohore, këngët e Loredanës qëndruan në trending në vende si Gjermania dhe Zvicra dhe grumbulluan gjithashtu miliona klikime. Jo vetëm kaq, por reperja realizoi edhe një album, "King LORI". Prej një viti, Loredana dhe Mozzik performojnë së bashku në klubet e natës dhe udhëtojnë çdo javë nga një shtet në tjetrin. Me vogëlushen Hana me vete.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Tuna

Tuna solli një album të tërë, “Fortuna”, këngët e të cilit janë padyshim një moment i ri në karrierën e saj, që shënon një kthim të fillimeve të karrierës së këngëtares, kur bashkëpunonte me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Pasi përfundoi punën me albumin, Tuna u tregua e zgjuar dhe bashkëpunoi sërish me Armendin dhe Aidën dhe tre ditë më parë solli “Nuk ma do zemra”, këngë që është pritur mirë nga publiku.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Capital T

Disa nga këngët që Capital T ka publikuar së fundmi janë “Kujtime”, “Drama”, “200 Ditë”. Po kështu ishte pjesë e këngës së Elvana Gjatës, “Fustani”, dhe vetëm pak ditë më parë solli një tjetër projekt, “Sytë e tu”. Përpos koncerteve të zakonshme, reperi po përgatitet prej kohësh për një koncert të mirëfilltë, i cili do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, më 19 shtator. Thuhet se ky do të jetë një super organizim dhe do të shënojë një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Ledri Vula

Pasi ishte pjesë e këngëve “Creep on Me” me Gashin dhe “Menemadhe” me Lyrical Son dhe Mc Kreshën, Ledri e zgjeroi repertonin e tij me “Rio”, solli një tjetër bashkëpunim me Lumi B, “Kiss Kiss”, ndërsa pak kohë më pas, publikoi “MEM”, ndërsa një ditë më parë, “M’ke harru” me Ermal Fejzullahun. Huh. Goxha punë në kaq pak kohë.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Tayna

E gjithë karriera e Tayna-s nisi me një cover të këngës “Thirri krejt shoqet” të MC Kreshës dhe Lyrical Son dhe pothuajse një vit më pas, reperja sjell një bashkëpunim me ta. Sukses i padiskutuar. Të gjitha këngët e saj, nëse nuk gabojmë me numërimin, kapin shifrën 10. Pra, me një llogaritje të thjeshtë, gati një këngë e re për një muaj e pak. Është e lehtë të të përfshijë  “mallkimi i famës”, por duket se Tayna qëndron me këmbë në tokë për aq kohë sa të gjitha këngët e saj kanë rezultuar të suksesshme. Edhe pse emri i saj ishte më i përmenduri (jo për mirë) nga pothuajse të gjitha reperet e tjera, Tayna u përgjigj me moskokëçarje duke u përqëndruar vetëm te këngët dhe koncertet. Këto të fundit, janë aq të shpeshta sa Tayna performon edhe në 3-4 klube brenda një nate. Lodhjen merreni me mend vetë.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

MC Kresha dhe Lyrical Son

Kushdo që ka dëgjuar albumin “U.S.A” të labelit PINT e kupton më së miri punën kolosale të reperëve, të cilët zbukurojnë çdo këngë të mundshme dhe i japin një tjetër frymë bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë. Sikur të mos mjaftonte realizimi i “U.S.A”, disa prej këngëve të repertorit me 23 të tilla, janë sjellë edhe me videoklipe, përgjithësisht ato të natyrës jo eksplicite. Përpos koncerteve të shumta, dyshja punon edhe me tekstet apo muzikën e këngëve të artistëve të tjerë. Për shembull Lyrical Son punoi me muzikën dhe tekstin e  “Pa Dashuri” të kënduar nga Elvana Gjata për filmin “Dy gisht mjaltë”; Kresha gjithashtu jep kontributin  e tij për projektet e djemve të PINT, si Lluni, Semiatuomvtic, Erno, Blleki etj.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Duhet thënë që reperët e PINT kanë punuar fort kohët e fundit dhe janë kthyer ndër të preferuarit. Kujtojmë performancën e tyre në Sunny Hill Festival, një ndër më spektakolaret.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Elvana Gjata

Duket sikur është publikuar dje, por ka kaluar një vit e pak pas albumin EP “3” dhe koncertit recital të Elvanës. Përpos kësaj dhe koncerteve pafund, këngëtarja ka sjellë disa projekte muzikore dhe ka qenë e pranishme në disa festivale të rëndësishme si “Alba Festival” dhe “Sunny Hill”. Performanca e saj ka qenë e jashtëzakonshme, shoqëruar me koreografi, puna për të cilën sigurisht që ka kërkuar kohën e vet. Sigurisht që nuk mund të mos përmendin filmin “Dy gisht mjaltë”, që prezantoi Elvanën si aktore. Më pas, ajo solli “Tavolina e mërzisë”. Një muaj më parë, bashkëpunimi i dytë me Capitalin pas “Lejla”, “Fustani”, u dëgjua kudo. Por një bashkëpunim tjetër që surprizë, ai me Ardian Bujupin, “Meine Liebe”. Kur u duk se Elvana nuk do të publikonte më hite vere, këngëtarja prezantoi dje “A m’don”.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

These Albanian artists work so hard that they will inspire you as well

It looks like the singers have the most beautiful and simple work in the world. Judged on the surface, they have a talent pardoned by the mother nature, work with this talent and at the end of the day get paid. On the surface, it is repetition because success is only 1% talent and 99% work. Having said all this to introduce you to the example of some of the most hardworking Albanian artists (according to us) this year and more recently. When you read all they've done in less than a year, you'll probably be inspired to work harder for your career.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu, as the father of three and soon to be fourth, after his wife is pregnant, may have slightly rarer video clips, as they require more dedication, however the singer is active in many concerts, both inside and outside Albanian lands. After the golden age of Top Fest, Ermal suffered a pause, but was immediately put on the market thanks to collaborations with young and talented rappers, such as River B or Ledri Vula. In addition to concerts, Ermal was part of the song "Tela" along with Kid, while yesterday released the song "M'ke forgetu" ft. Ledri Stamp.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Noizy

Since the "Toto" fuss last summer, it looked like Noizy "disappeared", but not being present with the songs doesn't mean the rapper doesn't work. In addition to managing his businesses, Noizy is working on an album to be released soon. Also, in just one month he made two video clips, "New Benz" and most recently "Disbelieved".

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

River B.

More often like River than Chaos, the rapper has been active for a while. From concerts to collaborations with Ledri Stamp and Dafina Zeqiri, River's name circulates more and more frequently. His songs number between 10 and 30 million clicks, as a result of River's ongoing work.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Kida

Working to get back on track with music projects after concluding a ten-year contract with On Records, which he managed for a decade, must have been challenging for Kid. Under pressure to return just as differently, Kida managed to perform other songs besides numerous concerts, initially with Lyrical Son, "Deja Vu" and soon after, bringing "Wires" in collaboration with Ermal Fejzullah. As a result of the constant work, Kid's songs stay on the Top10 of summer hits.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Dafina Zeqiri

"Never Go Strong", "ALO", "Do they miss me", "ROFE", "La Reina" and most recently "Flower Flowers" are the songs brought by Dafina in less than 10 months. Present at numerous concerts, Dafi has dedicated himself to full-time music and, based on his Instagram posts, the singer has long ceased to exist. Although the nearly one-year breakup after staying in the United States significantly removed her from the music market, during 2019 Dafina worked hard to refresh her repertoire.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Mozzik and Loredana

Although born to a mother of a girl, possessed by a scandal of extortion and deception by a Swiss woman, Loredana not only did not disappear, but brought one song after another, generally in collaboration with Mozzik, who has also been active for almost a long time. all year round with concerts and video clips. One after another, released in extremely short periods of time, Loredana's songs stayed trending in places like Germany and Switzerland and also garnered millions of clicks. Not only that, but the rapper also released an album, "King LORI". From one year, Loredana and Mozzik perform together at nightclubs and travel weekly from one state to another. With baby Hannah with her.

Këta artistë shqiptarë punojnë aq shumë, sa do të

Tuna

Tuna brought an entire album, "Fortuna", whose songs are undoubtedly a new moment in her career, marking a return to the singer's early career when collaborating with Armend Rexhepagic and Aida Barak. After finishing work on the album, Tuna proved clever and reunited with Armend and Aida and three days ago brought "I Don't Love My Heart", a song well received by the public.

Capital T.

Some of the songs that Capital T has recently released are "Memories", "Drama", "200 Days". It was also part of Elvana Gjata's song, "Dress", and just a few days ago brought another project, "Your Eyes". In addition to the usual gigs, the rapper has long been preparing for a genuine concert, which will take place at Mother Teresa Square in Tirana on September 19th. It is rumored that this will be a super event and will mark a milestone in his career.

Ledri Stamp

After being part of the songs "Creep on Me" with Gashi and "Menemadhe" with Lyrical Son and Mc Kresha, Ledri expanded his repertoire with "Rio", bringing another collaboration with River B, "Kiss Kiss", while for a while later, he published "MEM," and the day before, "Forget Me" with Ermal Fejzullah. Huh. Pretty much work in so little time.

tayna

Tayna's entire career began with a cover of Mc Kresha's song "Call All Friends" and Lyrical Son, and almost a year later, the rapper brings a collaboration with them. Unsuccessful success. All of her songs, if not mistaken for a count, catch the number 10. So, with a simple calculation, almost a new song in a month or so. It's easy to get over the "curse of fame", but it seems that Tayna stays on the ground as long as all her songs have been successful. Although her name was the most mentioned (not for good) by almost all the other rappers, Tayna responded with disdain by focusing solely on songs and concerts. The latter are so frequent that Tayna performs in 3-4 clubs overnight. Think of fatigue on your own.

MC Kresha and Lyrical Son

Anyone who has listened to PINT's "USA" album understands best the colossal work of rappers who embellish every song possible and give it another breath of collaborations with other singers. If the USA was not enough, some of the songs of the repertoire with 23 songs, were also brought with video clips, generally those of a non-explicit nature. In addition to numerous concerts, the duo also work with other artists' lyrics or song music. For example Lyrical Son worked with the music and lyrics of "Without Love" sung by Elvana Gjata for the film "Two Honey Fingers"; Kresha also contributes to the PINT boys' projects, such as Luni, Semiatuomvtic, Erno, Blake etc. It has to be said that the PINT rappers have been working hard lately and are back among the favorites. We remember their performance at the Sunny Hill Festival, one of the most spectacular.

Elvana Gjata

It looks like it was released yesterday, but it's been a little over a year since the EP album "3" and Elvana's recital concert. In addition to endless concerts, the singer has brought several musical projects and has been present at several major festivals such as the Alba Festival and Sunny Hill, whose performance has been exceptional, accompanied by choreography, work for which has certainly demanded his time. Of course they can't miss the movie "2 Honey Fingers" that brought Elvana as an actress. Afterwards, Elvana brought the "Boredom Table". A month ago, the second collaboration with Capital after "Indigo", "Dress", was heard everywhere. But another surprise collaboration, the one with Ardian Bujupi, Meine Liebe. When it appeared that Elvana would no longer be releasing summer hits, the singer introduced "A M'don".