Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan
View this post on Instagram
Princi i Kurorës së Dubait ka shpirt aventurieri. Është gjithmonë në lëvizje dhe gjithmonë duke postuar diçka nga udhëtimi i fundit në Instagramin e tij me 8.3 milionë ndjekës.
Princi Wenzeslaus i Lihtenshtejnit
View this post on Instagram
Gjithashtu i njohur si Prince Wence, Princi i Lihtenshtejnit mund t’ju duket emër i dëgjuar sepse ka qenë i lidhur me supermodelen braziliane, Adriana Lima, për tre vjet.
Sot, 40-vjeçarit i pëlqen të shoqërohet me miliarderë të suksesshëm në teknologji.
Felipe Juan Frolian de Marichalar y Borbon i Spanjës
View this post on Instagram
Djali i madh i Dukeshës së Lugos, 21-vjeçari Felipe, është i katërti në radhë për fronin spanjoll. I keni qejf çunat e këqinj? Atëherë do të keni qejf edhe Felipe, që është pakëz kontrovers. Për shembull, në 2012-n, gjuajti veten me armë në këmbë. Ishte një aksident dhe meqë Princi ishte 14-vjeç, ia hodhi paq.
Princi Mateen i Bruneit
View this post on Instagram
Princi Mateen e shijon në maksimum jetën e tij, duke nisur nga avionët privatë e deri te pushimet e pafundme. Dhe me të drejtë. Pasuria e familjes së tij vlerësohet rreth 20 miliardë dollarë. Mateen është atletik dhe bukurosh. Një princ i kompletuar, në fjalë të tjera.
Princi Philippos i Greqisë dhe Danimarkës
View this post on Instagram
32-vjeçari Princ Philippos ka gjak mbretëror edhe grek, edhe danez, falë lidhjeve të komplikuara familjare. Është inteligjent, puntor dhe s’i pëlqen shumë fama.
Princi i Kurorës së Bruneit Azim
View this post on Instagram
Azim është vëllai i madh i Mateen dhe i katërti në radhë për fronin e Bruneit. Edhe pse është më pak popullor në Instagram se i vëllai, Azim shoqërohet me Mariah Carey dhe Caitlyn Jenner. Është më misterioz se i vëllai, por diçka mund të thuhet me siguri: i pëlqen të argëtohet.
Princi Albert Von Thurn Und Taxis
View this post on Instagram
Shumica e mbretërorëve lindin dhe jetojnë të pasur, por asnjë s’ia kalon Princit Albert të Gjermanisë, që ishte miliarder që në moshën tetë vjeçare. Dhe nuk u ndal me kaq. Princi ka një karrierë të suksesshme si pilot garash. pra, i pasur dhe i talentuar. Aspak keq.