TV Mania

Pas Shakohoxhës, reagon Ilda Bejleri: ‘Në punë nuk të marrin komentatorët e ndeshjeve’

Shkruar nga Anabel

6 Gusht 2019

Pas Shakohoxhës, reagon Ilda Bejleri: ‘Në punë nuk të

Ndonëse është me pushime në ishullin Lefkada në Greqi, sigurisht që Ilda Bejlerit i ra në vesh deklarata e Dritan Shakohoxhës në “Pushime on Top”, ku ndër të tjera u shpreh: “Ndoshta nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë. Në verë ne ribëjmë dhe rikompozojmë skuadrën. Ilda u bë shumë vite [te ne]; unë e kam marr në fillim në televizion, bashkë me çunat e stafit, dhe po ne vendosëm që këtë vit të shihte një program tjetër.”

Në një foto ku shkel syrin me ironi, moderatorja shkruan: “Nga puna të heqin dhe të marrin pronarët e televizioneve, jo komentatorët e ndeshjeve.”

Pas Shakohoxhës, reagon Ilda Bejleri: ‘Në punë nuk të

Më pas, postoi edhe komentin e njërit prej ndjekësve ku shkruhet “prej inatit, shko te Tringu”.

Pas Shakohoxhës, reagon Ilda Bejleri: ‘Në punë nuk të

Për momentit, përflitet se moderatorja do të vendoset te “Procesi Sportiv” ose “E Diell”.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’jua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak,” u shpreh ajo në një intervistë për Gazeta Shqiptare.