Tre ndodhi të kohëve të fundit, bënë që të aludohej se “Në shtëpinë tonë” nuk do të transmetohej më në sezonin e ri televiziv në Top Channel, në shtator. Mirëpo moderatorët kanë hedhur poshtë zërat, duke konfirmuar se “emisioni do të vazhdojë”.
Të kontaktuar nga Blitz.al, Stela Kotri u shpreh se fotoja ishte thjesht “parashikimi i fallxhores së lokalit”, ndërsa Florian Agalliu theksoi se “emisioni vazhdon”.
Aludimet se “Në shtëpinë tonë” do të mbyllej nisën sepse së pari, në përfundim të sezonit, Isli Islami dhe Ori Nebiaj zbuluan se ata do të vijojnë të jenë në krye të këtij emisioni, që me ardhjen e shtatorit, do të zgjasë një orë më shumë. Pra, nga ora shtatë deri në dhjetë të mëngjesit, duke hyrë kështu në orarin e “Në shtëpinë tonë.”
Së dyti, në mars, Florian Agalliu, një nga moderatorët e emisionit tha “vjen një moment që thua 'prap do xhiroj unë sot?’ Imagjino kur je përditë në një emision.” Në këtë mënyrë, la të nënkuptohej se ishte i lodhur nga të qenit përditë në ekran.
Për më tepër, ai u nis të realizonte një projekt që do të transmetohej një herë në javë në Top Channel, por mbeti përgjysmë.
Dje, bashkëmoderatorja e Agalliut, Stela Kotri, postoi një nga ato letrat e vockla që shoqërojnë kafenë dhe “parashikojnë” të ardhmen. “Punë e re” lexohej në letër dhe një emoji e menduar në cep të postimit.
Por mesa duket, të tri detajet paskan qenë thjesht rastësi.