Thonjtë me majë janë ndër më popullorët, por mos i ngatërroni me motrën e tyre që jeton jashtë, thonjtë në formë bajameje. Thonjtë me majë, janë pikërisht me majë. Madje mund të të gërvishtin nëse është nevoja. Thonjtë në formë bajameje kanë majë më të rrumbullakosur dhe i gjeni në duart e vajzës më të urtë të klasës.
Thonjtë me majë janë miqtë më të mirë të Rihanna, Beyonce, Zendaya, SZA dhe sigurisht, klanin Kardashian/Jenner.
Në vijim, gjeni dhjetë dizenjo që mund t’i vidhni për takimin e radhës me estetisten.
1. Akull
2. Kumbull
3. Gurë
4. Uthull
5. Të tejdukshëm
6. Blu vibrante
7. Kromatikë
8. Gucci
9. Xhelatinë
10. Flakë të kuq