Serialet kanë një përparësi të veçantë në krahasim me filmat. Duke qenë se kanë në duar më shumë minutazh, mund ta eksplorojnë nga çdo kënd domethënës historinë. Në këtë mënyrë, ofrojnë një panoramë më të plotë të mënyrës si është thurur drama dhe si zgjidhet (ose jo) konflikti. Dhjetë titujt e listuar më poshtë kanë në zemër intrigën dhe e shtrojnë aq bukur, sa s’është çudi që kanë qenë dhe janë kaq të suksesshëm.
1. Game of Thrones, HBO
Nëntë familje fisnike luftojnë për fronin e Westeros, teksa një armik i lashtë rikthehet në skenë pas mijëra vitesh.
2. Peaky Blinders, Netflix
Historia e një familjeje gangsterrësh, vendosur në Birmingamin e viteve 1919; gjithçka rrotullohet rreth një bande që mban brisqe në kapele dhe kapon e tyre, Tommy Shelby.
3. The Wire, HBO
Prapaskenat e biznesit të drogës në Baltimorë, rrëfyer nga perspektivat e shpërndarësve dhe ligjit.
4. Boardwalk Empire, HBO
Një politikan i New Jersey vepron në të dy anët e ligjit dhe bashëkpunon me gangsterrët e kohës kur alkooli ishte i ndaluar në Amerikë.
5. Homeland, Netflix
Një agjente bipolare e CIA-s është e bindur se një peng lufte është bërë palë me al-Qaeda dhe se planifikon një sulm terrorist në Amerikë.
6. House of Cards, Netflix
Një kongresmen bashkëpunon me bashkëshorten e tij, njësoj intrigante sa ai, për t’u hakmarrë ndaj njerëzve që e tradhtuan.
7. Downtown Abbey, Prime
Një kronikë e jetës së familjes aristokate britanike Crawley dhe shërbëtorëve të tyre; vendosur në shekullin e njëzetë.
8. Breaking Bad, Netflix
Një mësues kimie diagnostikohet me kancer të paoperueshëm në mushkëri dhe vendos të prodhojë e shesë metamfetaminë për të siguruar të ardhmen e familjes.
9. Mindhunter, Netflix
Vendosur në fund të viteve ’70, dy agjentë të FBI-së ngarkohen të intervistojnë një sërë vrasësish serialë për të zgjidhur krime të pazgjidhura.
10. The Sopranos, HBO
Mafiozi i New Jersey, Tony Soprano, ngarkohet nga problemet personale dhe profesionale dhe vendos të kërkojë ndihmën e një psikiatreje.