Instagramming

Pasi i zbuluan të dashurin, reagon Melinda Ademi

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2019

Pasi i zbuluan të dashurin, reagon Melinda Ademi

Mirë se erdhët në sezonin e zbulimeve. Së pari, zbuluam cili është në të vërtet i dashuri i Nevina Shtyllës, i vumë vulën lidhjes së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, zbuluam në janë lezbike Fjoralba Ponari dhe Dafina Zeqiri dhe tani morëm vesh kush i ka marrë zemrën Melinda Ademit.

Së pari, duhet të dini se Melinda është goxha private. Është aq private, sa refuzoi t’i tregonte moshën ekzakte gazetarit të The New York Times. Dimë se është lindur në Gjermani dhe jetoi atje deri kur prindërit, e larguar nga lufta e Kosovës, fituan leje qëndrimi në Amerikë. Melinda ka konkurruar në American Idol dhe kur zbuloi se e tërhiqnin meloditë shqiptare, vendosi t’i përkushtohej karrierës në Shqipëri.

Burime për Revistën Who dhe Lajmi.net thonë se reperja është e lidhur me menaxherin e Panda Music, që gjithashtu menaxhon karrierën e saj. Njihuni me Faton Aliun, ai që aludohet të jetë i dashuri i Melinda Ademit.

Pasi i zbuluan të dashurin, reagon Melinda Ademi

Pikënisur nga lajmet e shumta mbi këtë zbulim të radhës, Melinda postoi diçka në Instagram që është njëfarë përgjigjeje. “Ç’dreqin nuk shkon me njerëzit. S’rri dot me dikë pa menduar të tjerët se jam martuar me të. Mbylleni gojën.” thotë ajo, pa pikë emocioni në sy.

Kështu që, mendoni ç’të doni.