Personazhet e njohur kanë fatin dhe luksin të prezantohen gjithnjë me produktet më të mira të kujdesit të lëkurës, që përgjithësisht janë tepër të shtrenjta. Por megjithatë nuk është çudi që VIP-at të përdorin edhe produkte të lira, të cilat vazhdimisht janë vlerësuar nga dermatologët dhe specialistët e tjerë. Në vijim gjeni një listë me produkte lehtësisht të përballueshme për kujdesin e lëkurës, që mund t’i gjeni në farmaci ose/dhe në internet.
Selena Gomez përdos si larës për fytyrën Olay Regenerist Skin Perfecting Cleanser.
Përpara gjumit, Beyonce vendos në fytyrë kremin Eucerin Aquaphor Soothing Skin Balm.
Që makeup-i të qëndrojë mirë dhe fytyra të shkëlqejë, J.Lo përdor Neutrogena Ultra Sheer Body Mist Sunscreen.
Kim Kardashian përdor kremin e syve Neutrogena Hydro Boost Eye Cream.
Gemma Chan zgjedh serumin e No7 Protect and Perfect Advanced Intense Serum.
Uji micelar i Bioderma është i preferuari i Rosie Huntington-Whiteley.
Ashley Graham tha për “Vogue” se shampoja e preferuar për trupin është Dove me shegë.
Sofia Vergara përdor si larës fytyre Cetaphil Gentle Skin Cleanser.