Showbiz dhe TV

Fansat detyrojnë Unikkatilin të këndojë diss-in më të famshëm shqiptar

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2019


Fansat detyrojnë Unikkatilin të këndojë diss-in më

Mbrëmë, në Mitrovicë, u mbajt koncerti i shumëpërfolur i Unikkatilit. Në një orë performancë, fansat vunë re se hiti i pavdekshëm “Diss Hysenit” ose ndryshe i njohur si “Ju ha për s’gjalli” nuk përshihej në repertor.

“Po e lëmë rehat Hysenin sot. Më mirë të shajmë serbët se shqiptarët,” argumentoi Unikkatil në skenë.

Ama, të pranishmit nuk u dorëzuan lehtë dhe rrjedhimisht, reperi vendosi t’u plotësojë kërkesën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

Mesa dimë, ai nuk donte të performonte diss-in e famshëm sepse synon t’i shmanget natyrës konfliktuale që e karakterizonte në rini.

Por, a mund të thuash se ke qenë në një koncert të Unikkatilit nëse ai s’performoi Diss Hysenit?