Instagramming

Pra është e vërtetë: Ilda Bejlerin e presin gjëra të reja

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2019

Pra është e vërtetë: Ilda Bejlerin e presin gjëra

U tha, u supozua dhe u mor me mend se Ilda Bejleri do të largohej nga Digitalb, pas një konflikti ende të pakonfirmuar. Më pas u tha, u supozua dhe u mor me mend, pas një takimi të gazetares me Edi Manushin, se e priste një projekt në Top Channel.

Një foto e publikuar në profilin e Olti Currit të paktën konfirmon diçka. “Duke festuar me Ilda Bejlerin rrugëtimin e ri në një super projekt,” shkruhet nën një selfie të të dyve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olti Curri (@olticurri) on

Burime për News31 thonë se Ilda do të prezantojë “Procesin Sportiv,” i cili do të riformatohet në një spektakël të mirëfilltë. Nuk dihet ende nëse ky do të jetë emisioni i vetëm që do t’i besohet moderatores, por do e marrim vesh.