Çfarë po ndodh rreth nesh

‘Mami më quan shtrigë’: Publikohen mesazhet e Sabrinës me shoqet

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2019

‘Mami më quan shtrigë’: Publikohen mesazhet e

Rasti tronditës i Sabrina Lekajt – që pretendohet se u vra me thikë nga i ati sepse festoi me shoqet – ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave botërore. Së fundmi, Daily Mail publikoi disa mesazhe të siguruara nga mikeshat e të ndjerës ku kuptohet një marrëdhënie e tensionuar e 20-vjeçares me prindërit, Petrit dhe Romina Lekaj.

Në një nga screenshot-et, Sabrina i rrëfen shoqes se “nëna e saj gjithnjë e quan shtrigë”.

Sabrina: Qava...
Shoqja: Nga të qeshurat?
Sabrina: Jo, isha tepër e mërzitur. Mami gjithmonë më quan shtrigë kështu që u preka.
Shoqja: Aww, epo ti nuk je një shtrigë zemër dhe mos dëgjo çfarë thonë të tjerët.
Sabrina: Faleminderit. Mendimi yt ka më shumë rëndësi se ajo dështakja.

Në një tjetër bisedë, Sabrina i këshillon shoqes që të mos e ndjekë universitetin sepse është një “kurth”.

Sabrina: Po planifikon të shkosh në universitet? Mos e bëj, është një kurth.
Shoqja: Po, zemër. Dua të studioj, por dua të sigurohem që të kem para dhe shtëpi sepse nuk jetoj dhe nuk flas me prindërit.
Sabrina: Ta shpif. Kam pasur shumë debate me të mitë, por ende jam duke jetuar këtu. Ka shumë gjëra që do të doja t’i ktheja mbrapsht.

‘Mami më quan shtrigë’: Publikohen mesazhet e

Sipas Daily Mail, prindërit e Sabrinës kanë emigruar nga Shqipëria në Australi, ku merreshin me pasuri të patundshme. Së fundmi, ata shitën shtëpinë e tyre me tre dhoma gjumi për 590,000 dollarë.

Sot, përmes një video-telefonate nga spitali, për shkak të gjendjes shëndetësore, Petrit Lekaj realizoi takimin e parë me Gjykatën në Adelaide, Australi. Policia nuk ka bërë publike detaje të tjera, por 49-vjeçari do të vazhdojë të mbetet nën mbikëqyrjen e policisë. Ai do të mbahet në paraburgim deri në paraqitjen e radhës në Gjykatë, në janar. Avokati i Lekajt nuk përjashtoi mundësinë e kërkesës për liri me kusht.

Për të tjera detaje, klikoni këtu.

MOS I HUMBISNI