KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Rihanna gjeti sozinë e saj dhe as ajo, as ne s’po u zëmë besë syve!

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2019

Mund të keni dëgjuar për një sozi të Rihanna-s, por ajo s’është asgjë para kësaj. Pak momente më parë, këngëtarja postoi një foto të një vajze të vogël që në pamje të parë, të lë të kuptosh se është Rihanna e vogël.

Por jo! Nuk është aspak një foto nga fëmijëria. Është një vajzë tjetër që s’ka fare lidhje me Rihanna-n, thjesht i ngjan jashtëzakonisht shumë. Madje, shpeshherë, nënës së saj i komentojnë në Instagram e i thonë se ka sjellë në jetë një tjetër Rihanna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

“Për pak më ra telefoni nga duart. Si ka mundësi?” shkruan Rihanna nën foton e të voglës. Dhe ne, bashkë me 73.4 milionë ndjekësit e saj pyesim: Si ka mundësi?

MOS I HUMBISNI