KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Pse Luana Vjollca veshi të njëjtin fustan tre herë në skenë

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2019

Qendra e videos muzikore të “Yalla Habibi” – që është diskutuar këtë muaj më shumë se çdo gjë tjetër – ishte ky fustan portokalli i Luanës.

Fustani i realizuar nga Blerina Kllokoqi Rugova është mjaftueshëm i thjehtë dhe i koklavitur sa të duket mirë. Ka jakë këmishe, është i shkurtër, kopsa në gjithë gjatësinë, xhepa në gjoks, material të butë dhe një lule gjigante në shpatull nga i njëjti material. Kjo ishte hera e parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Herën e dytë, Luana porositi të njëjtin fustan nga dizajnerja e saj e preferuar, por kësaj here në ngjyrë të verdhë neon. Fustani hijeshoi skenën e koncertit të 15-vjetorit të Digitalb në sheshin Skënderbej. Në të dyja rastet, këngëtarja e kombinoi fustanin me çizme mbi gju, syze të mëdha me xhama të çelët dhe flokë të fryrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Hera e tretë ishte në Gjakovë, pak ditë më parë. Kësaj here bëhet fjalë për një variacion të fustanit, po nga Kllokoqi Rugova. Në vend të kopsave ka zinxhir, mungon jaka e këmishës dhe materiali i përngjan lëkurës. Lulja në shpatull mbetet e paprekur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Veshja e një fustani, a dizenjoje si në këtë rast, disa herë, nuk është aspak e pazakontë mes artistëve që bëjnë turne në qytete a shtete të ndryshme. Krijon një imazh dhe i siguron performuesit se do të ndihet njësoj në skenë kudoqoftë, sepse praktikisht po vesh të njëjtën veshje. Gjithashtu, mund të argumentohet se Luana dhe këngëtarë të tjerë që veshin të njëjtën gjë (ose variacione të së njëjtës veshje) në turne, e bëjnë që t’u sigurojnë fansave një përvojë të njëjtë ose të paktën të përngjashme.

MOS I HUMBISNI