Dy ditë më parë, #djali_me_lule_në_kokë, pra Kastro Zizo, postoi një foto me Ninën, macen e tij, me mbishkrimin “jemi të dy me kancer”, që më pas u fshi.
Siç Kastro dhe ne të gjithë prisnim, nuk munguan portalet që gjeneruan disa klikime me tituj “’Jam me kancer’, Kastro Zizo shokon fansat me lajmin e trishtë”.
Përmes një postimi në Instagram, Kastro shpjegon se “e gjitha ishte një lojë ndaj rracës së keqe që po rritet” duke shtuar më pas se nëse do të kishte 6 muaj jetë, së paku 42 njerëz do të ishin vrarë. “Nëse vërtet do kisha kancer dhe do më thonin që i kam dhe nja 6 muaj jetë...hahaha...besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara...dhe nja 30 të vërtetuara”.
Për aq kohë sa s’na dëgjojnë veshët për dy dyzina me vrasje të njëpasnjëshme, Kastro është shëndoshë e mirë.