Metropolitan

Festo me SkyShowtime këtë dhjetor me një listë të magjishme filmash

Festo me SkyShowtime këtë dhjetor me një listë të

Fundviti merr më shumë kuptim prej festave. Qyteti fillon e zbukurohet me dritat shumëngjyrëshe dhe atmosfera e ngrohtë nis e gjallërohet. Për ta shtuar akoma edhe më shumë shpirtin festiv, Sky Showtime ka krijuar një listë unike filmash e serialesh për të gjithë ata që duan të sjellin në ekranin e vogël këtë ndjesi.

Dhjetori do të jetë i mbushur me një shumëllojshmëri kategorish për çdo shikues. Për këtë të jeni të sigurtë!

Niseni këtë muaj festash me Grinch-in inatçor por evente të ndryshme e përballin atë me banorët e Huvillit derisa edhe ai i bashkohet atmosferës së hareshme. Argëtohuni me “Bad Santa” ku 2 kriminelë të veshur si Babagjyshi i Krishtlindjes njohin një fëmijë tetë vjeçar që iu prish të gjitha planet.

Por festa nuk mbaron këtu, Sky Showtime e di që kur ka pushime fundviti është koha për maratona, dhe jo nuk e kemi për ato që duhet të vraposh. Siç u ka hije fundjavave merrni kokoshkat dhe bëhuni gati për maratonat epike. Nga filmat festiv si “The Holiday” apo “White Christmas”, e më pas klasikët si “The Godfather”, e deri tek filmat e mbushur plot me aksion si “Mission Impossible” apo “Transformers”.

Përgatituni për një dhjetor magjik të mbushur me aventura emocionuese, histori të paharrueshme dhe personazhe argëtuese për gjithë familjen. Gëzuar festat!

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨