Sport

Futbollistja shqiptare bën histori: E para që nënshkruan me Real Madrid-in

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2019

Futbollistja shqiptare bën histori: E para që nënshkruan me Real

Pasi u njoftua se CD Tacón - një ekip spanjoll për femra që luan aktualisht në Primiera División - do të bëhet ekipi i femrave për Real Madrid-in në vitin 2020, Kosovare Asllani është e përzgjedhura e parë që nënshkruan, raporton BBC.

Futbollistja shqiptare bën histori: E para që nënshkruan me Real

Përmes një postimi në Twitter, futbollistja shkroi: “Jam kaq e emocionuar që po shkruaj historinë, duke ndihmuar në ndërtimin e një ekipi ku do të jem edhe vetë pjesë”.

Futbollistja shqiptare bën histori: E para që nënshkruan me Real

Kosovarja ka lindur në Kristianstad, Norvegji, nga dy prindër shqiptarë të Kosovës dhe është cilësuar shpeshherë si një ndër lojtaret më të mira Kombëtares së Suedisë. Futbollistja ka folur përherë për origjinën e saj, madje ka edhe një tatuazh të shqiponjës në kyçin e këmbës.

Futbollistja shqiptare bën histori: E para që nënshkruan me Real

Ajo u vendos në qendër të një debati të ashpër, pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare kur shënoi golin e tretë në përballjen kundër Ukrainës në eliminatoret e Kampionatit Botëror për Femra në gusht të një viti më parë.

“Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendin e origjinës sime,” shkroi ajo. “S’ka të bëjë fare me ngjarje politike, doja thjesht të përshëndesja gjithashtu nipin tim me atë gjest, s’e kisha planifikuar. Më habit fakti që mediat e konsiderojnë si gjest politik.”

Futbollistja shqiptare bën histori: E para që nënshkruan me Real

E pyetur asokohe nëse i trembej marrjes së ndonjë gjobe, Kosovarja tha: “Le ta mbajnë rrogën time, s’e kam problem.”