Anabelizim

E vërteta pas blerjes së shikimeve e komenteve në YouTube

E vërteta pas blerjes së shikimeve e komenteve në YouTube

Le të tregohemi të sinqertë. U nisëm nga komentet e dyshimta në videon e “Yalla Habibi” të Luana Vjollcës me Faydee. Një sërë njerëzish me profile të huaja komentonin të njëjtën gjë. Kjo ngriti dyshime në mos komentet, të gjitha pozitive, janë të blera. Më shumë për këtë mund të lexoni këtu.

Si qëndron e vërteta pas blerjes së komenteve në YouTube

Blerja e komenteve në YouTube është një teknikë kontroversiale që shihet shtrembër, por ndonjëherë, funksionon. Sidomos në rastet kur një video ka shikime dhe pëlqime të blera, nevojiten dhe komente të blera që shifrat të mos duken të dyshimta.

Por nuk është aq e thjeshtë sa duket. Nëse blihen komente nga njerëz të vërtetë, videoja bëhet më e suksesshme. Por, nëse blihen komente nga robotë, njerëzit e dallojnë dhe largohen të zhgënjyer.

Pse njerëzit blejnë komente në YouTube

1. Për të rritur angazhimin e shikuesve

Kur blihen komente, shikuesit e rinj të videos në fjalë, mendojnë se po komentohet shumë. Kjo i bën të ndihen më rehat dhe pse jo, të komentojnë edhe vetë. Të tjerë do të komentojnë për të rënë dakord ose për të kundërshtuar komentuesit e tjerë. Dhe meqë videon po e komentojnë gjithnjë e më shumë njerëz, do t’u shfaqet më shumë përdoruesve që fare mirë mund ta klikojnë e ta shohin.

2. Për të mbytur komentet negative

YouTube është një vend i ashpër. Disa njerëz kritikojnë dhe s’ke ç’bën për këtë fakt. Kur blihen komente, natyrshëm pozitive, ata negativë përmbyten dhe nuk bien më në sy.

3. Për t’i bërë shikimet e blera të duken organike

Një video që ka shikime të blera dallohet menjëherë nga raporti shikime/komente. E zëmë, nëse një video ka 1 milionë shikime brenda një dite dhe 25 komente, kjo duket e dyshimtë dhe jonatyrale. Kush blen shikime dhe pëlqime, gjithmonë blen edhe komente për ta bërë gjithçka të duket organike.

Rasti në fjalë

Ne analizuam raportin shikime/komente të disa këngëve shqiptare në YouTube dhe sipas disa përllogaritjeve tejet të thjeshta, mesatarisht raporti duhet t’i përafrohet vlerës 2800. Raporti shikime/komente i “Yalla Habibi” është 9561.

Fakti që videoja është publikuar në kanalin e Luanës, i rrit dyshimet, sepse vihet re mungesa e komentuesve shqiptarë, të cilët me të drejtë duhet të mbizotërojnë. Së dyti, në Instagram bien në sy kritikat e shumta që ka marrë kënga, në cilindo prej profileve të këngëtarëve. Ndërsa në seksionin e komenteve në YouTube nuk dallohet asnjë koment negativ. Gjë që përkon me pikën e dytë, listuar më sipër.

Prej kohësh ka qenë e dyshimtë shpejtësia me të cilën arrijnë një milionë apo edhe më shumë klikime disa projekte shqiptare. Askush s’do ta pranojë në sy të botës se blen shikime apo komente, por sidoqoftë, fshati që duket s’do kallauz.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Truth after purchasing views and comments on YouTube

E vërteta pas blerjes së shikimeve e komenteve në YouTube

Let's be honest. We started from dubious comments on the video of "Yalla Habibi" by Luana Vjollca with Faydee. A number of people with foreign profiles commented the same thing. This raises doubts if not the comments, all positive, are purchased. More about this can be read here .

How is the truth behind posting comments on YouTube?

Buying comments on YouTube is a controversial technique that is crooked but sometimes works. Especially in cases where a video has views and likes purchased, commentary is needed and the figures do not look suspicious.

But it's not as simple as it seems. If genuine people are purchased, the video becomes more successful, but if robotic reviews are purchased, people are discerned and left disappointed.

Why people buy comments on YouTube

1. To increase the engagement of viewers

When comments are purchased, new viewers of the video in question think they are being commented a lot. it makes them feel more comfortable and why not, comment on themselves. Others will comment on agreeing or opposing other commentators. And since more and more people are commenting on the video, more and more people will be able to click and see it.

2. To omit negative comments

YouTube is a tough spot. Some people criticize and do not do that for the fact. When comments are purchased, naturally positive, the negative ones are overwhelmed and do not fall into the eye.

3. To make your eyesight look organic

A video that has purchased views is immediately distinguished from the views / comments report. Suppose, if a video has 1 million views in one day and 25 comments, it looks suspicious and unnatural. Who buys views and likes, always buys comments to make everything organic.

We analyzed the views / comments of some Albanian songs on YouTube and according to very simple calculations, the average must approximate the value 2800. The "Yalla Habibi" review / comment report is 9561.

The fact that the video was published on the Luana channel raises doubts, because there is a lack of Albanian commentators who should rightly prevail. Second, Instagram clearly sees the many criticisms that the song has received on any of the singers profiles. While there are no negative comments in the YouTube comment section. The thing that coincides with the second point listed above.

The speed with which one million or more clicks of some Albanian projects has been suspicious has long been doubtful. Nobody will admit to the world that it buys views or comments, but a village that does not seem to hang out.