KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Martesa

Pse njeriu i trembet ndarjes dhe kur s'ka më dashuri në çift?

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2019

Dje, në temën e hapur në Anabel Facebook "Vendosa të divorcohem sepse..." mbërritën letra të shumta, nga njerëz që kishin marrë dhe përjetuar një vendim të tillë.

Çfarë vihej re në mbylljen e çdo letre, ishte "qetësia" pas stuhisë. Një pjesë e mirë e të divorcuarëve, u shprehën se pas shumë vështirësish, ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrnin për vete dhe fëmijët (nëse kishin).

Asgjë nuk ngjante me ditët e një martese të keqe. Gjithsesi, ka ende njerëz që frikësohen ta marrin një hap të tillë, ndonëse marrëdhënia në familje dhe çift ka probleme madhore.

Një lidhje e palumtur është burim stresi dhe shqetësimesh. Madje nëse kjo gjendje vazhdon gjatë, mund të shkaktojë edhe depresion.

Për shumë njerëzi është shumë e vështirë të divorcohen dhe vazhdojnë përpjekjet për ta përmirësuar atë, ndonëse më e mirë është ta mbyllin. Por cilat janë arsyet që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë në një martesë të palumtur?

1. Vetë-vlerësimi i ulët!

Mungesa e besimit në vete i bën njerëzit të qëndrojnë në lidhje të pashëndetshme. Këta njerëz besojnë se nuk meritojnë dashurinë e vërtetë dhe se s’do gjejnë kurrë më mirë.

2. Mosha!

Steriotipe të tilla janë ende shumë të përhapura në shoqërinë tonë, që thotë se jeta merr fund pas të 40-ve dhe është gati e pamundur për të rigjetur dashurinë në atë moshë. Gjithsesi, sociologët thonë se njerëzit mund ta ndryshojnë jetën personale në çdo moshë. Gjysmë e grave të divorcuara mbi 45 vjeç kanë pohuar se tani janë më të lumtura se kurrë.

3. Paratë!

Ajo çfarë i mban bashkë një çift të martuarish nëse nuk ka më dashuri, janë financat. Prandaj ajo çfarë psikologët rekomandojnë është sigurisht pavarësia financiare. Ajo do të ndihmonte për të dalë nga një martesë e dështuar pa shumë pasoja.

4. Pasojat e shoqërisë.

Mjedisi i jashtëm ndikon gjithashtu në gjithë këtë. Trysnia që ushtron, familja, fisi, shoqëria bën që një çift të qëndrojë bashkë edhe nëse çdo gjë ka marrë fund. Por mos harroni që divorci është një vendim i mirëmenduar që merret vetëm nga 2 njerëz.

5. Fëmijët!

Fëmijët janë ndoshta arsyeja kryesore që i mban çiftet larg divorcit. Dhe është e kuptueshme, për shkak të pasojave që mund të ketë tek të vegjëlit. Por gjithë këtë duhet ta shihni nga një tjetër këndvështrim. Fëmijët që rriten në një martesë të palumtur kanë presion të përdishëm dhe bëhen të pasigurtë. Ata e ndjejnë më shumë lidhjen e pashëndetshme që kanë prindërit.

6. Janë të sigurtë se martesa e lumtur nuk ekziston!

Disa njerëz mendojnë se martesa e lumtur nuk ekziston. Dhe kjo i bën që të qendrojnë përgjithmonë në një lidhje të palumtur. Psikologët thonë se kjo qasje është fituar që prej fëmijërisë, pasi s’keni patur asnjë shembull të dashurisë së vërtetë.

MOS I HUMBISNI