KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Ç’nuk duhet të mungojë në shtëpinë tonë, qoftë 2, 20 apo 200 milionë lekëshe

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2019

shtëpinë e Fatmir Hysenbelliut – për të cilën ai shprehet se ka shpenzuar 20 milionë dollarë – nuk ka bilbiotekë. Ose të paktën nuk u pa në videon e realizuar për Revista Who. Që Hysenbelliu, i cili menaxhon me sukses disa prej bizneseve të familjes, është i lexuar dhe rrethohet nga libra gjatë përditshmërisë, (një foto për ilustrim)

është diçka që nuk ka nevojë për komente. Megjithatë mungesa reale/në video e bibliotekës çeli një diskutim që në vijim do të shkëputet nga konteksti i përveçëm.

Pra, pse është e rëndësishme të kemi në shtëpi një kënd sado të vogël me libra, qoftë edhe nëse leximi nuk është pika jonë më e fortë? E në fakt, leximi nuk është pika jonë e fortë. Bazuar tek të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në nëntor të vitit të kaluar, shqiptarët po shfaqin gjithnjë e më tepër interes ndaj shfaqjeve në teatër, ekspozitave, muzeve apo parqeve arkeologjike. Por nga ana tjetër, vihet re braktisja e librit.

E nisim me një argument të autorit Nassim Nicholas Taleb, i cili në librin e tij “The Black Swan” thekson rëndësinë e një seksioni të veçantë me libra në shtëpi. Ai i referohet bibliotekës legjendare të Umberto Eco-s që përmbante rreth 30,000 vepra. A i ka lexuar Eco të gjitha? Natyrisht që jo, por të paturit e një biblioteke është një mënyrë për t’i kujtuar vetes dijet që ke.

Pra, një bibliotekë nuk është thjesht një shtojcë e parëndësishme në shtëpi, por një mjet kërkimi. Librat e palexuar janë po aq të rëndësishëm sa ata të lexuar. Ata janë një mënyrë për t’ju nxitur leximin.

Kjo pasi një pjesë e mirë e njerëzve e vlerësojnë veten më shumë seç meritojnë. Vetë psikologjia e ka njohur këtë fenomen si efekti Dunning-Kruger. Një bibliotekë, qoftë edhe me libra të palexuar në pjesën dërrmuese, është një anti-efekt i Dunning Kruger.

E thënë më thjesht, kur e di sa i/e paditur je, je një hap më para se të tjerët.

Nëse nuk e keni ende një kënd librash, këto foto shqiptarësh të mbërritura në Facebook-un e Revista Anabel mund t’ju frymëzojnë.

Shtojcë: Nëse jeni në dilemë se cilat libra t’i shtoni bibliotekës suaj, lexoni këtu disa sugjerime nga Anabel.

MOS I HUMBISNI