Gjatë verës, qarkullimi rëndohet në akset lidhëse me zonat bregdetare. Këto rrugë, shpesh bëhen burim aksidentesh pasi shoferët thyejnë rregullat e qarkullimit për të shmangur trafikun.
Prandaj, Policia Rrugore ka vendosur efektivë të veshur me rroba civile në akset lidhëse me zonat bregdetare që fotografojnë automjetet që kryejnë shkelje dhe u vendosin gjoba në mungesë.
Më pas, automjeti i gjobitur mund të ndalohet nga patrulla më e afërt që e njofton për shkeljen dhe gjobën.
Për t’iu shmangur këtyre gjobave në dukje nga hiçi, mjafton të zbatoni slloganin e Policisë; Manifesto durim në drejtim.
Burimi: Lapsi.al