Nëse mendimi i parë kur shihni një pirg me enë të palara në lavaman është “oh Zot, si do t’ja bëj tani”, atëherë përfundimisht nuk bëni pjesë në grupin e njerëzve që relaksohen duke larë enët. Mund të duket e çuditshme, por ja që funksionon. Vetë shkenca e pohon.
Në një intervistë për Prive, Adrola Dushi u shpreh se nga punët e shtëpisë, ka të preferuar larjen e enëve – një proces që i duket relaksues. Rikthehemi te studimet.
#1 – Zvogëlon stresin
Një studim i kryer në Universitetin e Florida-s, zbuloi se larja e enëve është e lidhur me meditimin. Sipas Psychology Today, procesi i larjes së enëve ndikon te mendimet për të tashmen. Pra, përqëndroheni te veprimet në të tashmen duke harruan të gjitha problemet.
#2 – Më pak alergji
Në vitin 2015, revista Pediatrics publikoi një studim që theksonte se larja e enëve mund të ndikojë në luftën kundër alergjive dhe mikrobeve. Fëmijët sot kanë më shumë alergji sepse jetojnë në mjedise shumë të pastra dhe trupi nuk fiton imunitet. Kur lani enët, trupi fiton imunitet për shkak të kontaktit me mikrobet.
#3 – Qetësim
Psikologë të shumtë shprehen se larja e enëve mund të ketë një efekt të ngjashëm me spa. Sipas Daily Mail, “lagështia, uji i ngrohtë dhe aroma e larësit nxisin një humor më të mirë.”
#4 – Rritet sistemi imunitar
Nëse jemi të ekspozuar ndaj mikrobeve, stimulojmë sistemin imunitar dhe ai bëhet tolerant ndaj tyre.
Ah, shtojmë që larja e enëve kursen ujin pasi lavastovilja harxhon tmerrësisht shumë.