Shkrimtari Bardhyl Londo ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare pasi luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.
Londo studioi për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës, e më pas do të punonte për disa vite si arsimitar në Përmet. Bardhyl Londo është autor i 8 vëllimeve me poezi dhe disa romaneve. Për disa vite me radhë ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Fitues i çmimit “Migjeni”, Londo ka qenë gjithashtu aktiv në jetën politike të vendit ku për shumë kohë ka qenë deputet i Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.
Burimi: Euronews.al