KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Depilimi në zonën intime: Estetistet tregojnë eksperiencat më të sikletshme!

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Në artikujt e mëparshëm rreth depilimit në zonën intime jemi marrë me dhimbjen dhe sikletet e gjithsecilës prej nesh, përveçse të estetistes. Procesi i vështirë, nuk është vetëm për njërën palë; e keni pyetur ndonjëherë veten çfarë i është dashur një estetisteje gjatë kohës së depilimit me dyll?!

Që tani dini, një pjesë e mirë e tyre kanë përjetuar eksperienca nga më të çuditshmet që janë pak a shumë, këto që do të lexoni më poshtë.

1. “Duket sikur po depilon një njeri aty poshtë që do të ta fusë në shpullë nga momenti në moment!”

2. “Ose kur njëri nga klientët të gjinisë mashkullore fillon të bëjë si histerik gjatë procesit dhe kur ikën, bën sikur s’ndodhi asgjë 5 minuta më parë.”

3. “Krejt papritur ajo kujtohet se i bën alergji dylli dhe fillon të shohësh se si skuqet dhe digjet e gjithë zona intime!”

4. “Të mos flasim pastaj për kërkesat qesharake që bëhen për formën e qimeve pubike.”

MOS I HUMBISNI