KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Instagramming

Në ditëlindjen e Ajkës, Xhensila poston videon me çastet më emocionuese!

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Mëngjesi i sotëm në Instagram për Xhensilën dhe Besin u nis me foto të Ajkës! Ndjekësit e çiftit u njohën për herë të parë sot me portretin e vogëlushes, e cila sot feston ditëlindjen e saj të parë.

Ndonëse kanë kaluar 12 muaj dhe bebushja ka ndryshuar, Xhensila preferon të ndajë çastet më të bukura të jetës; lindjen e vajzës.

Pak më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it, këngëtarja postoi një video, ku duket çifti bashkë me të porsalindurën.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Xhensila që mban bebushen për herë të parë në krah, Besi që e sheh dhe s’ja kursen mimikat qesharake aq asaj dhe të tre bashkë. Lumturisë së prindërve ju bashkuan dhe urimet e kolegëe që përforcuan edhe njëherë emocionin e fortë të këtyre momenteve.

"Oh, vetëm pasi i përjeton këto momente ja kupton vlerën jetës, çdo gjë tjetër është kalimtare."- shkruan Vesa Luma.

"Ooo ca momentesh janë këtooo, Zot faleminderit që i jep njeriut këto ndjesi."- lexohet në komentin e Aurela Gaçes.

Në ditëlindjen e parë të së bijës, Xhensila uroi ashtu siç vetëm një nënë mund ta bëjë. Me fjalët më të ndjera të dashurisë!

"Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël,” shkruan ajo. “E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës sime. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen Ai për ne. Ti solle lutjen. Lutem për ty sa hap sytë, e gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që na solli në jetë.”

MOS I HUMBISNI