KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Harry & Meghan Speciale

Fotoja e burrit që po fotografonte princeshën u bë virale, por pse?

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Në rast se e kishit humbur, dje Meghan Markle shkoi për të parë ndeshjen e mikeshës së saj, Serena Williams.  Pjesëmarrja e dukeshës u përpoq të mbahej sekret, aq sa personat e sigurimit i kërkuan njerëzve të mos shkrepin asnjë foto drejt saj.

U duk sikur dikush nuk e dëgjoi thirrjen dhe u shfaq përpara princeshës me një iPhone përpara fytyrës së saj.

Meghan, e sikletosur u përpoq të fshihej, por pa rezultat. Në pamje të parë, u duk sikur zotëria në fjalë po bënte diçka të ndaluar, por prisni! Bëjeni pak zoom foton!

Është e qartë që burri me telefon në dorë, që u bë viral brenda 24 orëve, është duke bërë një selfie dhe as që e ka mendjen tek Markle.

“As që më interesonte t’i bëja një foto Meghan-it, Harry-it apo ndonjë tjetri nga familja mbretërore. Do pyesja përpara se ta bëja, por kësaj here isha më i interesuar të bëja një video teksa zhvillohej ndeshja.”- është shprehur ai për The Sun.

Në fakt, burri i quajtur Hasan Hasanov  po bënte një selfie për gruan e tij  dhe kur personat e sigurimit i kërkuan të respektojë privatësinë, ai mendoi se e kishte fjalën për lojëtarët dhe jo për Meghan-in.

Ndonëse i gjithë momenti u keqkuptua, situata përfundoi mirë pasi burri sqaroi se s’ishte qëllimi i tij t’i bënte foto dukeshës. Për më tepër, as që e dinte se ajo ndodhej aty.

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI