KESHILLA PER BLERJET TUAJA
TV Mania

E dini që ju presin në Top Channel për një super sfidë?

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Jeni të dhënë pas sfidave? Pas garave? Keni pasion gatimin? Keni natyrë konkurruese? Kërkoni famën dhe vlerësimin? Nëse po, ju presin në Top Channel, për sezonin e ri të “Hell’s Kitchen” me vetë djallin. Me Renato Mekollin domethënë.

Aplikimet janë të hapura dhe procedura është mëse e thjeshtë. Mjafton të klikoni në këtë link. Ose, nëse ju humbet ky artikull, e gjeni lehtësisht në faqen e Instagramit të programit ose të Facebook-ut.

Sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen” do të ketë një studio gjigante dhe skenografi moderne, në brendi të Studio Nova, hapësirës së re në Top Channel.

“Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një reality show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si dhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon,” shkruan Mekolli në një postim të prillit në lidhje me emisionin.

Sërish, për t’i dëgjuar nga afër pjatat që thyhen dhe tenxheret që përplasen në tokë, aplikoni këtu.

MOS I HUMBISNI