KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Ide per Dasmen

Nusja që shpenzoi vetëm $3,000 për gjithë dasmën

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2019

Të gjithë e kemi parë “Luftën e Nuseve” dhe të gjithë e dimë që një dasmë e këndshme kushton... goxha. Pesë shifra patjetër. Mirëpo, një nuse amerikane, më kursimtare se gjithë nënat tona bashkë, ia doli të shpenzojë pak dhe të bëjë dasmën e ëndrrave. Si? Duke porositur gjithçka nga Amazon, përfshirë fustanin e saj.

Në Amerikë, një dasmë kushton mesatarisht $15,000 deri në $40,000 dhe të njëjtën gjë mund të themi dhe për dasmat në Shqipëri. Por, nëse keni borxhe ose po blini një shtëpi, ose thjesht s’doni të shpenzoni, mund të ndiqni shembullin e Ashley Hicks. Ajo shkonte nëpër dyqane të ndryshme, shihte gjëra që i pëlqenin dhe më pas i kërkonte online e i porosiste.

“Bleva fustanin dhe këpucët e mia, fustanet e shoqërueseve të nuses, këpucët e tyre, bizhuteritë, tirandat e tim shoqi, dhuratat për shoqëruesit e dhëndrit, dekorimet e tavolinave, pjatat etj.” tha Hicks për ABC 7. Dhe në fund, gjithçka dukej shumë bukur. Natyrshëm, këto gjëra kushtojnë më shumë thjesht sepse janë për ditën më të rëndësishme të jetës suaj, kështu që ndoshta është ide e zgjuar të gjeni metoda alternative për të kursyer.

“Për fustanin pagova $100,” tregon Hicks. Gjeti një rrobaqepës online, i dërgoi përmasat dhe modelin që i pëlqente dhe për dy javë fustanin e kishte në shtëpi.

Por, nëse s’doni të porosisni online sende dhe veshje që do t’ju nevojiten për dasmën tuaj, ka mënyra të tjera për kursyer sadopak. Eliminoni gjërat që s’i shtojnë vlerë ceremonisë dhe që s’kanë rëndësi për ju. Mos dilni jashtë stilit me dekor të jashtëzakonshëm apo të personalizuar deri në detaj. Kur të shihni fotot vite më vonë, s’do të mendoni për lulet në mes të tavolinës, por për gjithë kujtimet nga ajo ditë.

MOS I HUMBISNI