
Për fat të keq, është gati e pamundur të mos lexojmë të paktën 10 artikuj në ditë – nëse mund t’i quajmë kështu – që të mos kenë në titull fraza si “gjoks bombastik”, “i shpërthen gjoksi”, ”e kallin Instagramin”, “tregon prapanicat”, “del lakuriq” etj.
Nga njëra anë është e kuptueshme tendenca e portaleve për të tërhequr audiencën përmes titujve të lezetshëm, interesantë, ironikë, me disa kuptime etj., por sa interesant është përdorimi i vajzave dhe grave si objekte seksi?! Aspak interesant!
Në vijim gjendet një sondazh, pasi duam të shohim këndvështrimin tuaj si lexues në lidhje me këtë fenomen.