
Herën e fundit kur mediat patën në qendër të vëmendjes raportin e supermodeles Heidi Klum dhe të dashurit të saj, Tom Kaulitz, ishte në dhjetor të 2018-s, kur dyshja bëri publik propozimin për martesë. Por mesa duket gjërat midis tyre kanë avancuar. Sipas burimeve të TMZ, Klum dhe Kaulitz u martuan dy muaj pas propozimit, pra në shkurt të këtij viti.

Po të njëjtat burime, u shprehën se më 22 shkurt, çifti u pa duke shijuar një vakt të shijshëm në një restorant. Atë ditë, ata po festonin për martesën. 22 thuhet të jetë edhe dita e takimit të tyre të parë.

Ylli 46-vjeçar dhe muzikanti i Tokio Hotel u përfolën për një lidhje në mars të këtij viti dhe e bënë gjithçka publike në maj. Në një intervistë për InStyle, supermodelja foli haptazi për lidhjen me të dashurin 17 vite më të ri.

“I dashuri im është shumë vite më i ri se unë dhe shumë njerëz dyshojnë tek ne dhe janë kuriozë. Vetëm në të tilla raste ma përplasin moshën në fytyrë dhe vetëm në të tilla raste duhet të jap llogari në lidhje me diferencën,” u shpreh ajo. “Në të kundërt, s’e vras shumë mendjen. Thjesht duhet të jetosh jetën tënde, pa vrarë shumë mendjen ç’thonë të tjerë, përkundrazi përfundon me më shumë rrudha.”