KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Fashion News

Ky fustan është aq popullor, sa ka fansa në Instagram

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2019

Nëse ju duhej një tjetër provë që jeta është një shaka e madhe, një fustan nga Zara është aq popullor, sa ka një llogari me mijëra ndjekës në Instagram. Bëhet fjalë për një fustan të lirshëm, të bardhë me pika të zeza, i gjatë deri nën gju, në dukje i freskët.

Këtë verë, fustanin e kanë blerë dhe e kanë veshur kaq shumë njerëz dhe dikujt iu duk e përshtatshme të hapte një llogari në Instagram për të dokumentuar jetën e këtij modeli 5 mijë lekësh. Nëse e keni vetë ose nëse ia shihni dikujt në rrugë, mund t’i dërgoni një foto dhe publikohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hot 4 The Spot (@hot4thespot) on

Fustani është parë mbi biçikleta, në autobusë, madje dhe në fejesa. Të 138-a fotot e ngarkuara mund t’ju shërbejnë si frymëzim për mënyra të ndryshme për të kombinuar fustanin më popullor të kësaj vere. Disa e veshën me atlete nga Veja, ndër më të preferuarat e momentit, disa e veshën me taka dhe xhaketa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hot 4 The Spot (@hot4thespot) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hot 4 The Spot (@hot4thespot) on

Porositeni, nëse doni. Fustani është aty për ju.

MOS I HUMBISNI