
Letra 1
I dua te dy e nuk di ke me pak e ke me shume Psh Anabel ( po deshe postoje,po sdeshe ska gje ) Jam e martuar dhe duhemi shume me bashkshortin,nuk bejme dot pa njeri- tjetrin.Ai eshte mashkulli qe mben te ndihem mire ne cdo aspekt,,pooor....jam akoma e dashuruar me ishin tim.Kjo e dyta nje dashuri adoloshenteje,dashuri e cmendur pa u prekur,pa u puthur: nje dashuri qe per arsye te ndryshme nuk u kurorezua.Rastesia apo fati na ka bashkuar e ndare disa here,kemi kaluar dhe 2 vjet pa folur fare e serish e serish ndodh dicka qe te flasim prap.Shume here e kam menduar qe eshte vetem nje fiksim,qe po ta doja aq shume do beja tpamunduren per te ndenjur me te,"me eshte fiksuar mua qe e dua" - ja kam perseritur me miljona here vetes,por kujt t'ja thuash?! Mjafton vetem nje sms ne inbox nga ai dhe i harroj te gjitha,rrenqethem e skuqem kur jam me te si nje 15vjecare.E dua.I dua...Kam menduaredhe te ndahem nga bashkshorti,pore ndjej qe as kete nuk e dua.E dua shume bashkshortin,se imagjinoj dot te zgjohem nje dite e tmos e kem prane.... Ai vetem merzitet dhe me te drejte.Nuk eshte martuar.Me pret mua edhe pse un ja kam bere pothuajse te qarte qe nuk do ndahem...Uufff sae komplikuar i dua te dy shume forte,por nuk le dot asnjerin. Lexuesit e pamekat te Anabel mos shani shum pa pare veten ne pasqyre .Nuk e shkruajta te me jepni mend e as zgjidhje thjesht kisha nevoj te shprehesha diku.Anonim( e di vet ti)
Letra 2
Pershendetje Anabel!Dua te rrefej dhe une mbi temen. Mendoj se jam e dashuruar me dy persona.Me te fejuarin tim dhe me mikun tim me te mire.Them 'mendoj' sepse nuk jam plotesisht e sigurt.Ndihem shume ne stres sepse te fejuarin tim e adhuroj e dashuroj me shpirt.Dhe nuk dua ta lendoj per asgje ne bote!Por ja qe ndodhi qe te kisha ndjenja dhe per dike tjeter.Me.mikun tim.Shoku im i mire!Per te mos genjyer qe kur e kam pare ne fillim pa e bere shok,me erdhi nje.ndjesi brenda vetes te cilen e cilesova thjesht si nje terheqje fizike qe mund ti ndodhe cdokujt.Por tani pas shume kohesh gjerat jane thelluar.Ndjenjat jane shtuar.Nuk rri dot pa e pare,pa e degjuar.Me merr malli per te.Behem xheloze per te.Me vjen te buzeqesh kur shoj fotot e tij.Enderroj per te.Cdo kenge ma kujton.Nuk di si te sillem prane tij sepse eshte e veshtire ti fshehesh ndjenjat.Me e cuditshmja eshte se dashuria per te fejuarin nuk me eshte shuar.Madje as pakesuar.Nuk e di cme shtyu te kem ndjenja per nje njeri tjeter kur e dua marrezisht ate qe kam ne krahe.Me perpara i kam pas.gjykuar keto qe kane dike ne krah dhe ndjejne dhe per.dike tjeter.Por tani mendoj se ndjenjat jane te pakontrollueshme dhe te paparashikueshme.Ashtu si moti.Po po!Pothuajse njesoj.Nuk mendoj se miku im.ndjen dicka per mua edhe pse ne jemi hapur me.njeri tjetrin.Ai i.di ndjenjat e mia.Ai.e di edhe faktin qe une sdua ta humbas si shok.Tani shpesh ve ne dyshim.miqesine e tij.A mund te kete ai miqesi te sinqerte me.mua kur e di qe une ndjej.dicka per.te?Ndoshta ne fund te fundit seshte dashuri por prap se prap.mbetet ndjenje per.nje mashkull.Dashuria ime.per te fejuarin eshte aq e forte saqe me.ka ndaluar te bej nje gabim.sic eshte perfshirja ne nje marredhenie.sekrete me mikun tim.(gje te cilen edhe ai e deshironte)...Dhe jam e lumtur qe skam gabuar.Jam treguar e forte ndaj tundimit.Ndoshta shumica do me.gjykojne dhe do vazhdojne me.komentet e tyre siperfaqesore.sepse thellesisht vec une e di si.ndihem.Une nuk e gjykok.veten sepse nuk i kerkova keto ndjenja.As nk.kisha nevoje.Ato me perqafuan vete.Arsyen nuk e di.Mendoj se Zoti nuk ben asgje pa arsye...U zgjata pak.Per ato qe e lexuan faleminderit.Besoj ne shprehjen qe kur ke ndonje problem te pazgjidhshem.hapu.me.njerez qe nuk i njeh...Ndersa per ato me komente negative,sinqerisht prap ju vleresoj sepse cdokush ka mendimin e tij.Respekt per Anabel.
Letra 3
Mirmbrema anabelista. E di qe doni te shifni ndeshjen po lexoni dhe letren time njehere. Jam e dashuruar me dy gjera njekohesisht me bukurin time njehere dhe e dyta me lekun. Nuk me hyn asnje mashkull ne sy i urrej te gjith,me duket sikur me pengojn te arij atje ku dua,me cajn koken me xhelozit e tyre. Ku je,ku ishe,pse se ngrite tel,pse nuk flet si me pare,me ke pive kafe,pse dole ne pazar,pse i fole ati,pse,pse. Nuk i duroj dot me zene frymen, dua kohen time te ngrihem ne mengjes,te behem gati per pune te shoh veten ne pasqyr dhe ti them sa e bukur je bere sot. Marshalla mos te ha me sy,po me pelqen vetja eshte e vertet nuk pres te ma thot njeri,e di vet. Dua te vazhdoj jeten time ne kete ritem ,sa here e shof portofolin plot falendoroj zotin qe me ka dhen cdo gje,qe nuk ngelem kurre pa lek,dhe nuk eshte nevoja tja shtrij doren askujt. Kam qene e martuar e di cdo te thot te jesh me dike ,por kam shpetuar,ska me skllaveri ,ska me sex te detyruar,ska me jo jo jo jo jo . Jam une dhe deshirat e mija ku i dihet martohem prap po jo para 60_ve atehere them qe te lozim letra e te bejme muhabet. Tani dua vetem dy gjera mua dhe lekun.
Letra 4
Postoje nese mundesh, eshte ne lidhje me temen. Nuk e mbaj mend mire vitin por di qe ne shqiperi sa kishte filluar te perhapej interneti (kishte shume pak internet kafe, dhe une jetoj jashte). Se di as vete se si u lidha me nje djale nepermjet msn messenger dhe flisja shpesh me te. Me tregonte per jeten e tij personale, me tregonte poezi qe bente, lexonte ose krijonte aty ne moment. Per cudi as nuk ishim pare ne kamer e as foto. Kur pas disa muajsh u zhduk, se shihja me ne linje. Pas 2 vitesh e ca o mos me shume me shkruan. Mua sme dilte se e kisha fshire por jo block. Nejse, filluam te flisnim si shoke te vjeter. E kishte zen nje hall dhe e ndihmova vete pa me then gje ai, madje kembe ngulte per jo. E bera, ndihesha mire me veten qe ndihmova dike ne nevoj. Kaluan muaj e ne flisnim shpesh, der sa filluam ti benim bisedat pak me te shpeshta, interesante, filloj komunikimi me kamer, tel dhe pas ca muajsh te tjere u takuam dhe e kuptoja qe kisha ren brenda me te. Ishte nje takim i bukur, u puthem disa here dhe aq duhej per mua e te bija akoma me shume ne dashuri me te. Largohem.... Pas ca javesh rastesia me njeh me nje djale tjeter te cilin e nihja por se mendoja kurr qe mund te lidhesha me te. Pas disa kembe nguljesh pranova te dilja nje darke me te. Se di cme shtyu, ndjenja vetmi, muhabeti me e cte me te shume mire, shume djale i pjekur, serjoz, I matur. Nderkohe ai ne shqiperi moshatar me mua, bente veprimet e nje adoleshenti dhe e ndjeja qe shpesh me genjente porrr largesia! Fillova te rralloj komunikimet me te dhe flisja me shume me djalin qe kisha prane. Sdija cte beja, rrija me ore duke ecur shetitje me shoqen time te ngushte dhe nderkohe flisja ne tel here me njerin e here me tjetrin. I doja te dy, ishin te ndryshem ne anet e tyre unike. Cte beja..... Nje dite vendosa te beja nje liste me gjerat e tyre pozitive dhe kush kishte me shume ate do zgjidhja se ndryshe do cmendesha. Djali qe kisha prane fitoj nga lista dhe ate zgjodha. U zura (se ndryshej sja dilja djalit ne shqiperi) & u prisha me te. Kan kaluar vite, une jam martuar me djalin qe zgjodha, dhe djali shqiperise e di qe jam martuar tashme (fal facebook qe te tregon gjithe historine e jetes haha). Jam e lumtur me burrin dhe duhemi shume. Ai se mori vesh kurr kete histori por une shpesh kujtoj djalin e shqiperis dhe pse dashuria u zbeh, mendoj shpesh si do kishin rrjedhur gjerat sikur te kisha vazhduar me te e te kisha len kete qe kam ne krah sot. Eshte e keqe kjo lloj dileme dhe mendoj se gjithmone do e kujtosh ose do te zvarritet pas teje gjithe jeten. Ishte e veshtire ndaj nuk harrohet kollaj. (U zgjata ca dhe pse nuk kam treguar as gjysmen e detaje) flm po e postove.
Letra 5
mirmbrema Anabel.se kisha menduar ndonjher te isha n kte gjendje.por t lutem postoje kte.anonim t lutem...jam e ndar mes dy meshkujve te dashurit tim dhe ishit tim... kte te fundit e kam dashur shum.me plotesonte ne CDO gje sidomos seksualisht por cdo gje mori fund e mendoja CDO dit edhe pse tani jam ne nje lidhje tjeter .e mdjej se e dua te dashurin por ka nj problem .nuk me ploteson seksualisht fare aspak.esht impotent.edhe kjo gje i ka len hapsir tradhetis time.por nuk e le dot.me vjen keq edhe do doja shum ta kolo te kte problem.me thoni ju o mendjendritur si mund ti vij ne ndihme?!anonim t lutem
Letra 6
Se di ku eshte problemi:- jam ne nje lidhje prej 4 vjetesh,po zere se sjam.Kjo me ka bere shume here te jem ne 'dashuri ' me 2 persona njekohesisht! I dashuri im eshte nje person monoton, dhe per te mjafton qe jemi bashke dhe kaq.sben asnje tentativ per nje hapme tej. PEr fejese apo martese as qe behet fjale. I kam sugjeruar te jetojm bashke e thote prit akoma. Me pak fjale me mban 'peng' po dhe une ate! Kudo ku shkoj ndodh qe dikush 'dashurohet'me mua, dhe kjo me pelqen se marr vemendjen qe se kam nga i dashuri. Me Thene te drejten dhe une 'bie' mbrapsh.,dhe pse jan fiksime dhe i kaloj po me bejne te ndihem keq se filloj mendoj gjithe kohes per personin tjeter. Jam koshiente qe ndodh nga mos vemendja e te dashurit po skam cbej! Ai thote se vdes per mua,po une nuk shoh veprime. Jemi me shume shok se te dashur.Spo i jjap dot zgjidhje se o te ndahemi o nuk e di si do ja bej. Atij sdi si Tja shpjegoj qe kshu nuk ecen situata,jam keq emocionalisht!