Ndonëse në botë, 15 vite në jetën e një universiteti janë fare pak, në Shqipëri 15 vite eksperiencë për një institucion të arsimit të lartë në vend janë të mjaftueshme për të ngritur profilin e tij, por edhe për t’i dhënë emër studentëve që kanë mbaruar në të. “Barletas” janë quajtur që prej ditës së parë studentët që kanë zgjedhur universitetin “Marin Barleti”. Dhe “Barletas” do të thotë shumë. Pse?
Si institucion i arsimit të lartë filozofia e “Marin Barletit” është e përshtatur me epokën ku jetojmë: Universiteti nuk të bën profesionist! Ai të mëson si të bëhesh i tillë; profesioni ashtu si dhe dija është proces jetësor. Gjithë jetën mëson dhe fuqizohesh profesionalisht, por rrugën që duhet të ndiqet universiteti duhet t’ua mësojë studentëve nëpërmjet forcimit të llogjikës, përdorimit të teknologjive të reja, praktikave të ndërlidhura me teorinë.
Prej vitesh, “Marin Barleti” synon t’i përfshijë studentët në aktivitete të ndryshme, madje u krijon mundësi që ata vetë të organizojnë, drejtojnë dhe mësojnë nga veprimtaritë e njëri-tjetrit! Prandaj quhet aplikativ sepse teoria dhe praktika kanë një lidhje programore të brendshme dhe institucioni ka një këndvështrim të veçantë mbi të cilën bazohet. Universiteti Aplikativ Barleti me strategjinë e tij synon të thyejë kornizat e modeleve klasike të institucioneve të arsimit të lartë, duke sjellë në Shqipëri modelin e universitetit aplikativ, i cili krahas proceseve klasike të mësimdhënies, i jep një rëndësi të veçantë aspekteve të aplikuara të njohurive shkencore dhe inovacionit, produktet e të cilave, si pasojë e zhvillimeve të vazhdueshme janë duke u kërkuar gjithmonë e më shumë nga tregu.
Filozofia e Universitetit Aplikativ fillon te vihet ne zbatim përmes platformës së Universitetit Sipërmarrës. Me Universitet Sipërmarrës kuptojmë krijimin e një ekosistemi mbështetës për çdo iniciativë që përpiqet të sfidojë situatat aktuale dhe marrë përsipër risqet e zhvillimit, qofshin këto në sektorët ekonomik por jo vetëm. Universiteti Sipërmarrës është më shumë se hapësira fizike, teknologjitë dhe pajisjet, stafi akademik apo studentët, është një status mendor që sfidon dhe është i hapur ndaj konkurrencës, merr përsipër risqet e risive dhe inovacionit, eksploron dhe teston ide, produkte apo shërbime të reja e në të njëjtën kohë përpiqet të ndryshojë realitetin që na rrethon në mënyrën më të qëndrueshme të mundshme për brezat që do të vinë.
Se sa i suksesshëm ka qenë “Marin Barleti” në këto 15 vite e tregojnë vlerësimet institucionale të Ministrisë së Arsimit, por edhe vlerësimet institucionale të Agjensisë Britanike, që e vlerësoi institucionin me maksimumin e “yjeve” – plot 6 vite akreditim.
Pavarësisht këtyre, suksesi duket në punësimet e studentëve të diplomuar në degë si Shkencat Politike, Drejtësi, Financë e Kontabilitet, Psikologji e Marketing, Arkitekturë dhe Teknologji Informacioni, Sport e Edukim etj, të cilët sot janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të vendit.
Po kështu nuk mungojnë as programet e kolegjit profesional. Pra, diploma 2-vjeçare në disa fusha si: teknik për pajisje elektronike dhe për TIK; teknik në prodhimet digjitale dhe softwere; teknik në mekanikë dhe prodhime të automatizuara; teknik në sisteme në sistemet e teknologjitë e ndërtesës; teknik në ndërtimtari për ndërtim dhe rifinitura; teknik në operacione biznesi marketing dhe shitje; operatorë në fitnes, palestër dhe organizim eventesh; operator në mikpritje, hotel, restorant, katering; operator në industrikreative art e zejtari; operator dhe këshillues në përkujdesje shëndetësore etj. Regjistrimi në këto degë nuk kërkon mesatare hyrje.
Të kërkosh të bëhesh pjesë e “Marin Barletit” dhe të quhesh “Barletas” është një gjë, por të bëhesh i tillë vjen si pasojë e një strategjie profesionale të stafit serioz, i përgatitur e me shumë përvojë disa vjeçare kombëtare e ndërkombëtare.