KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity

Paska dhe çifte që nuk ndahen në Hollywood!

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2019

Nëse keni gjithë paraditen me një lëmsh mendimesh në kokë rreth dashurisë, ky artikull do t'jua zgjidhë dilemën. Për këdo që s'besoi kurrë në dashurinë e çmendur, atë të "përgjithmonë bashkë" apo u zhgënjye dhe hoqi dorë nga "deri në fund të jetës, unë dhe ti" më poshtë do të gjeni pesë çifte që ju vërtetojnë të kundërtën.

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Will Smith- i e takoi Jada Pinkett- in në vitin 1994, kur kjo e fundit mori pjesë në audicionet e “The Fresh Prince of Bel-Air” për të luajtur rolin e të dashurës së aktorit. Ndonëse nuk mundi dot të fitonte, në vitin 1995 dyshja nisi një dashuri të furishme që dy vite më vonë zgjodhi të kurorëzohej. Fotoja e mëposhtme është shkrepur në vitin 1999, 2 vite pasi dyshja u martua.

Çifti është bashkë prej 23 vitesh dhe kanë mundur ta ruajnë me fanatizëm jetën e  tyre intime, ndonëse thashetheme të shumta kanë rrjedhur ndër dekada. Kanë dy fëmijë, Jaden- in dhe Willow- in si dhe mund t’i shihni vazhdimisht të qeshur e të dashuruar në tapetin e kuq.

Barack dhe Michelle Obama

Në vitin 1989, 28- vjeçari Barack Obama dhe 25- vjeçarja Michelle Robinson u takuan në firmën ligjore Sidley Austin LLP, ku Robinson u caktua mentorja e tij. Ndonëse Michelle ishte shefja, Barack nuk nguroi ta ftonte për një takim. Më vonë, Michelle rrëfeu se nuk ishte fare e interesuar për të, por sapo dolën bashkë ndërroi tërësisht mendim.

Fotografia e mësipërme i takon viti 1989, kohë kur dyshja sapo u nioh. Ekziston një film romantik biografik “Southside With You” (2006) që rrëfen rreth lidhjes dhe fillesave të dashurisë së tyre. Partnerët u martuan në vitin 1992 dhe që prej asaj kohe kanë 26 vite bashkë.

Tom Hanks dhe Rita Wilson

62- vjeçarët Tom dhe Rita kanë mundur të jetojnë një ndër dashuritë më të mëdha në industrinë e filmit. Romanca e tyre nisi gjatë xhirimeve të serive “Bosom Buddies” në vitin 1981.

7 vite më vonë të dashuruarit u martuan dhe pas më shumë se 30 vitesh vazhdojnë ende ta duan dhe përkrahin njëri- tjetrin. Për më shumë rreth tyre lexoni këtu.

John Legend dhe Chrissy Teigen

Dyshja u njoh gjatë xhirimeve të videoklipit “Stereo” të Legend- it në 2007- n dhe që prej asaj kohe kanë më shumë se një dekadë bashkë. Fotografia e mëposhtme është realizuar gjatë çmimeve Grammy në 2008- n, në daljen e tyre të parë publike.

Siç Chrissy tregoi në një intervistë, ata u ndanë për vetëm një ditë, çka ishte një gabim i madh ndaj u ribashkuan për të mos ikur kurrë më larg njëri- tjetrit. Legend dhe Teigen u martuan në 2013- n dhe kanë dy fëmijë, Luna dhe Miles- in.

Meryl Streep dhe Don Gummer

3 herë fituese e çmimeve Oscar, Meryl Streep u martua me dashurinë e jetës së saj, skulptorin Don Gummer, 72, më shumë se 40 vite më parë. Në 1978- n, vetëm pas 6 muaj njohjeje, dyshja lidhi kurorë në kopshtin e shtëpisë së prindërve të Meryl –it.

Ndonëse prindërit dhe miqtë ishin skeptikë për këtë martesë, çifti i ka rezistuar kohës. Sot kanë 4 fëmijë, 1 djalë dhe tre vajza.

MOS I HUMBISNI