KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Nis muaji i mjaltit: Gaz Paja dhe bashkëshortja pushojnë në vendin luksoz

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2019

Më 1 qershor, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi i dhanë fund beqarisë në një dasmë VIP me 300 të ftuar.

Siç e do tradita, pritej që çifti të nisej menjëherë për muaj mjalti, por angazhimet e Pajës (përfshirë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste) i shtynë pushimet. Më në fund të dashuruarit kanë nisur të jetojnë muajin e ëmbël të pas- martesës duke postuar edhe disa fotografi (nga ana e nuses) në Instagram Story.

Mësohet se dyshja po i kalon pushimet në Turqi, në pallatin gjigant të “Titanic Mardan”. Krijoni një përshtypje të përgjithshme të vendit përmes fotografive të mëposhtme:

Ju kujtojmë se për herë të parë, Gaz Paja rrëfeu rreth romancës me Irën në nëntor të 2017- s, ndonëse përflitej për një lidhje prej kohësh.

MOS I HUMBISNI