KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Social Buzz

Jeni gati për ca fakte të frikshme rreth vdekjes?

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2019

Të gjithë, jemi çdo ditë në luftë me veten për ta pranuar dhe kuptuar vdekjen si një proçes normal të ciklit të jetës. Kjo e bën më pak të dhimbshme fenomenin e largimit, por jo më pak të frikshme gjithë gjërat e çuditshme që ndodhin pas saj.

Më poshtë, janë renditur disa fakte që tingëllojnë të çuditshme rreth vdekjes, por në fakt kanë shpjegimin e tyre përkatës.

1~Trupi bën një zhurmë të madhe edhe pasi njeriu ka vdekur.

2~Në vitet 1800 dhe më vonë, të fotografoje trupa të vdekurish ishte një traditë shumë normale.

3~ Me qindra njerëz vdesin çdo ditë për shkak të shkrimit të pakuptueshëm të mjekëve nëpër receta.

Sipas një studimi të bërë në 2006-ën,  emrat e ilaçeve të shkruara shkurtimisht nga mjekët kanë çuar në vdekjen apo lëndimin e shumë pacientëve.

4~ Pak pas vdekjes, ngjyra e syve ndryshon!

5~ Meqë jemi tek sytë, hetuesit e krimeve dikur besonin se imazhi i vrasësit mbetet në sytë e viktimës (si fotografi) dhe qëndron aty edhe pas vdekjes.

6~ Është absolutisht e mundur të vdesësh nga ovërdoza e ujit (të pish shumë ujë!).

Në 2007-ën, një grua piu 6 litra ujë në 3 orë dhe vdiq disa orë më vonë. Hidratimi i tepërt është bërë gjithashtu shkak për vdekjen e shumë atletëve.

7~ Disa njerëz vuajnë nga një sindromë e vërtetë që i bën të besojnë se kanë vdekur ose që s’kanë ekzistuar kurrë.

8~ Siç mund ta keni dëgjuar edhe më parë, thonjtë dhe flokët e njeriut vazhdojnë të rriten edhe pas vdekjes.

9~ Mbetjet tuaja mund të shndërrohen në një diamant ose një pemë pas vdekjes.

MOS I HUMBISNI