KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Flet 18-vjeçarja e dhunuar nga i ati: 'Qofsha vajza e fundit me këtë histori!'

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2019

Pas arrestimit të babait monstër, 18-vjeçarja është marrë menjëherë në kujdestari nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, por nuk ndalon së kërkuari ndihmë nga media.

E intervistuar nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, ajo tregoi se policia nuk veproi për ta mbrojtur.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër.

Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë.”- tregon vajza, të cilës duket se i vinin mesazhe kërcënuese edhe gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera, viktima tregon se babai i saj, tashmë i arrestuar dinte çdo lëvizje të vajzës, madje edhe kur kjo e fundit ju drejtua Top Channel-it.

“Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë të bëjnë një denoncim të tillë dhe të mos frikësohen nga askush.”-përfundoi 18-vjeçarja  e cila ditët e fundit ka tronditur opinionin publik me historinë e saj.

Për tre vite me radhë, babai monstër  abuzonte seksualisht me vajzën e tij, për ta dhunuar më pas, si një mënyrë që vajza të mos tregonte gjë. Për të mësuar më shumë rreth ngjarjes, klikoni këtu.

Burimi: Balkan Web

MOS I HUMBISNI