KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Agron Llakaj: Oferta që mora nga Top Channel- i dhe pse e refuzova!

Shkruar nga Anabel

11 Korrik 2019

Ishte viti 2010 kur Agron Llakaj vendosi të largohej nga “Portokalli”, një vendim që asokohe bëri mjaftueshëm bujë. Dy vite më vonë, aktori i humorit u shfaq sërish në skenë me një format të ngjashëm, “Al Pazar”.  

Teksa karriera e Llakajt ishte zhvendosur nga Top Channel- i në Vizion Plus, vitin e shkuar qarkulluan në portale disa fotografi gjatë një dreke të artistit me drejtorin e përgjithshëm të Top- it, Ben Blushin. Kështu nisën aludimet rreth një rikthimi të mundshëm të tij në kanalin në fjalë.

I ftuar së fundmi në emisionin “Treshat’ në Vizion Plus, Llakaj u pyet rreth këtyre fotografive dhe nëse kishte marrë ose jo një ofertë. Llakaj e pranoi se në 2018-ën, ka qenë në bisedime dhe diçka e tillë edhe mund të kishte ndodhur.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen.”

Pse zgjodhi ta refuzonte ofertën?

“Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje.”

Ju kujtojmë se në një intervistë për “Xing me Ermalin” në shtator të 2017-ës, Agron Llakaj sqaroi largimin nga “Portokalli”:

“Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas.”

MOS I HUMBISNI