KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity Style

Çfarë ka bota me vathët që vuri princesha?

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2019

Me çfarë vazhdon të merret aktualisht bota e internetit? Me vathët e Kate Middleton-it! Kështu siç e dëgjuat, vathët e saj janë kthyer në mollë sherri.

Gjithçka nisi të shtunën (6 qershor), në ditën e ceremonisë së pagëzimit të bebushit Archie. Nga fotot e publikuara, portretet e të gjithëve dukeshin të qetë e të lumtur, por interneti ka dyshimet e tij...

Shumë prej ndjekësve janë të mendimit se mes kunatave ka diçka që s’shkon dhe këtë “e vërtetuan” pasi panë vathët e dukeshës Kate.

Ajo, kishte vendosur një palë perla si për të nderuar vjehrrën e saj të ndjerë, princeshë Diana-n. Ato vathë, Lady Diana i kishte vendosur në ditën kur princ Harry u pagëzua dhe sipas njerëzve, i takonin Meghan-it që t’i mbante.

“Mendoj që Kate do të marrë vëmendjen e Meghan-it! Të isha unë do ja kisha dhënë Meghan-it t’i vendoste atë ditë!”- shkruan dikush.

Të tjerë e gjykuan gjestin e Middleton-it si mungesë respekti ndaj kunatës së saj.

“Mendoj që Kate e ka bërë kastile për të rrëmbyer vëmendjen që i takon Meghan-it në një moment kaq të veçantë si ky.”- shkruan një tjetër.

Gjithsesi, në mes të gjithë atyre që mendojnë se Kate po vdes të jetë në vendin e Meghan-it, kishte dhe nga ata që mendonin me llogjikë të ftohtë.

Pse duhet Meghan ta dinte ç’vathë do vendoste Kate në ditën e pagëzimit? Kështu që, bota të heqë dorë dhe ta lërë princeshën bashkë me vathët e saj të qetë!

MOS I HUMBISNI