KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shendet i Pergjithshem

Mezi zgjoheni në mëngjes? S’ju vëmë faj, jeni super inteligjentë!

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2019

Duket sikur “të zgjohesh vonë” dhe “njeri inteligjent” janë dy togfjalësha që s’kanë të bëjë aspak me njëri- tjetrin. Ja që shkenca sapo vërtetoi të kundërtën!

Nëse çdo mëngjes ideoni një plan makabër se si të mos shkoni në punë, mezi çoheni nga shtrati apo vetëm e shtyni alarmin me nga 5 minuta; dijeni se të gjitha këto janë shenja të inteligjencës së lartë. Shkurt, nëse nuk je tip mëngjesi, që zgjohesh herët dhe me energji, mundësitë mbeten të larta që të jesh super inteligjent/e.

Rezultati në fjalë erdhi pas një vëzhgimi shkencor britanik, ku studiuesit Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina, vunë re se individët që qëndronin deri në orët e para të mëngjesit zgjuar dhe më pas mezi përballonin zgjimin herët shfaqnin inteligjencë më të thekusar se të tjerët.  

Gjithashtu karakterizohen nga pasioni, dëshira e mrië për të zgjidhur problemet e tyre si dhe janë shumë më të lumtur se pjesa tjetër.

MOS I HUMBISNI